Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë janë Intolerancat ushqimore dhe si bëhet testi përmes gjakut

Jetë 02/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Allergy food concept. Food on wooden table
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ato janë reaksione kronike ndaj ushqimeve që konsumohen më shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që nuk shfaqen menjëherë (si në rastin e alergjisë), por mund të kenë distancë në kohë (deri në 72 orë më vonë).

Si pasojë e akumulimit të ushqimeve intolerante, organizmi nxit prodhimin e disa toksinave (citokina) të cilat ngacmojnë sistemin tonë imunitar në organet apo indet më sensitive.

Intoleranca dhe alergjia ushqimore janë shprehje të ndryshme të organizmit ndaj një alergjeni. Dallimi mes tyre:

  • Përkufizohet alergji ushqimore një reaksion i ndërmjetësuar nga IgE që nis menjëherë ose disa minuta pas konsumit të ushqimit dhe shoqërohen me probleme me frymëmarrjen, nauze, të vjella, urtikarie deri në shok anafilaktik.
  • Intoleranca ushqimore është një reaksion inflamator ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që mund të shfaqen deri në 72 orë më vonë nga konsumi i ushqimeve.

Testi i intolerancës studion 51 produkte ushqimore / elementë kimikë dhe familjet e tyre ushqimore.

Ushqimet dhe elementet ushqimore që studiohen janë të renditura në tabelën e mëposhtme.

Për secilën prej këtyre produkte, studiohet dhe familja e tyre ushqimore, për të shmangur mundësisë e “cross-reaction” (reaksioneve te kryqezuara).

Nëse intoleranca nuk është trajtuar duke marrë parasysh fenomenin e reaksioneve të kryqëzuara, ekziston rreziku i mos detoksikimin të trupit dhe rrjedhimisht, e mos pasjes së rezultateve të pritshme.

Testi i intolerancës ushqimore kryhet nëpërmjet gjakut.

Metoda e përdorur për diagnostikimin e intolerancave ushqimore konsiston në hapjen e gjakut në lama specifike të cilat përmbajnë ekstrakte ushqimore dhe më pas shihet në mikroskop me metoda citologjike sesi qelizat e bardha dhe të kuqe të gjakut të pacientit reagojnë në kontakt me këto ekstrakte ushqimore.

INTOLERANCA USHQIMORE NE SUBJEKTE SIMPTOMATIKE DHE ASIMPTOMATIKE

Në subjekte asimptomatike, eliminimi i intolerancës çon në përmirësimin e prodhimit të energjisë dhe përmirësim të efikasitetit fizik dhe mental, si edhe përmirësimin e sistemit imunitar.

Në subjektet simptomatike eliminimi i intolerancës ushqimore kontribuon në përmirësimin apo zhdukjen e simptomave të mundshme me mundësine e rifitimit dhe riprezantimit të tolerancës prej ushqimit të përjashtuar përkohësisht nga dieta.

Simptomat që mund të lidhen me intolerancën ushqimore janë të ndryshme dhe mund të përfshijnë çdo sistemi organesh.

Në sistemin nervor qëndror: dhimbje koke përsëritëse, përqendrim i dobët, depresion, hiperaktivitet, lodhje e vazhdueshme.

Sistemit urogjenital: acarim vaginal, cystitis i përsëritur

Sistemi i frymëmarrjes: kongjestion nazal, sinusit, astmë, rinitit, otit

Lëkura: akne, psoriasis, ekzemë

Sistemi muskuloskeletal: krampe muskulare, dhimbje artikulare, mialgji

Sistemi i tretjes: nauze, fryrje, diarre, dhimbje stomaku

Të përgjithshme: obezitet, anoreksi, atake paniku, lodhje kronike

Ku konsiston parimi i trajtimit?

Hartohet një regjim ushqimor duke ruajtur kalorazhin ditor normal, por duke eleminuar ushqimet intolerante për një periudhë disa mujore në mënyrë që të mundësojmë zbrazjen e sasive të grumbulluara të këtyre produkteve nga organizmi ynë dhe humbjen e kujtesës së qelizave të bardha ndaj tyre.

Pas një periudhe mungese ushqimet riprezantohen në dietë duke shmangur marrjet ditore të ekzagjeruara që favorizojnë një akumulim të ri në organizëm.

Procedura e testimit:

Për të kryer analizën e intolerancës, tek Laboratori Cambridge, ju duhet të telefononi për një termin në numrin 038 776 757. Më pas ju merret gjaku dhe plotësohet formulari me të dhënat tuaja (anamneza). Përgjigja ju vjen për 3-4 ditë pune bashkë me regjimin ushqimor që duhet të ndiqni.

Artikulli paraprakProtestojnë specializantët: Ju rrini të sigurt, ne kujdestarojmë
Artikulli i rradhës Urologu nga kujdestaria në QKUK: Të gjitha qeveritë ishin mosmirënjohëse ndaj stafit mjekësor

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.