Çfarë kuptimi ka emri Khloe, vajzës së Zajmina Vasjarit

2018-02-06 në ora 14:05

Këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka lindur vajzën e saj më 29 janar. Njoftimin e bëri vet në Instagram kur publikoi një fotografi me mbishkrimin: Khloe 29.01.2018. Faleminderit nga Zemra.

Por çfarë kuptimi ka ky emër mjaft i veçantë i vajzës së Zajminës.

Origjina e emrit Khloe ose në anglisht Chloe, vjen nga greqishtja që ka kuptimin e lulëzimit.

Emri është përdorur si epitet për stinën e verës dhe perëndeshën greke të bujqësisë dhe pjellorisë “Demeter”. /Gazeta Shneta/