Njihuni me këtë 17- vjeçare, e cila është kaq alergjike ndaj ujit, sa edhe djersa mund ta çojë drejt vdekjes.
Alexandra Allen, nga SHBA, vuan nga urtikaria akuagjenike, që është kaq e rrallë, sa prek vetëm 35 njerëz në mbarë botën.
Fillimisht ajo e kuptoi se vuante nga kjo sëmundje kur po bënte një banjë në vaskë gjatë pushimeve.
Në atë kohë mbeti pa ndjenja.
Për të shmangur djersitjen, qendron gjithmonë në vende të ftohta.
Sëmundja e saj nuk ka një kurë.