Përqëndrimi, lëvizshmëria dhe numri i spermatozoidëve, si dhe struktura e tyre e ADN-së, është nën sulm të vazhdueshëm nga kimikatet dhe objektet e mjedisit tonë.
Përveç ulëseve të pakëndshme të biçikletave, të cilat janë të lidhura me mosfunksionim e ereksionit dhe infertilitetit, studimet u kanë hedhur fajin antidepresivëve të cilët dëmtojnë ADN-në e spermatozoidëve. Por, egzistojnë edhe shprehi të tjera. Fatmirësisht, të cilave lehtësisht mund të ju shmangeni.
- Paratë e gatshme
Se sa herë u është ofruar një faturë në dorë? Gjersa pini kafe, furnizoheni me benzinë, bleni ndonjë kroasan, shkoni në kinema, supermarket…transaksione pambarim. Problemi qëndron se 40 përqind e faturave janë të veshura me kemikale bisfenol A (BPA), që pengon punën e hormoneve dhe lidhet me sëmundje të zemrës. Meshkujt, të cilët kanë nivel të lartë të BPA-së në urinën e tyre dhe numër të vogël të spermatozoidëve, kanë kualitet më të dobët të spermës sesa meshkujt me nivel të ulët të spermatozoidëve.
Mbrohuni: Faturat të cilat dëshironi ti ruani, mos i vendosni në portofolin tuaj së bashku me paratë të cilat i prekni shpesh, e as në xhepat tuaj. Ruajini, le të themi, në një kovertë të veçantë. Përveç kësaj, mos i hidhni në letra për reciklim, sepse BPA do të kontaminojë prodhime të reja.
- Kanaçet
Pothuajse të gjitha kanaçet janë të përbëra me lyrje BPA, pra ai përfshihet edhe në ushqim. Përmbajtjet e tharta sikurse të domateve apo salcave janë posaçërisht të mbushura me BPA.
Mbrohuni: Në vend të kanaçeve, zgjedhni ushqim të freskët apo të ngrirë. Salcën nga domatet mund ta bleni në paketime nga qelqi
- Lodrat e seksit
Vibratorët dhe lodrat e seksit për meshkuj, janë të punuara nga vinili dhe lirojnë ftalate, të cilat zbusin plastikën dhe janë të lidhura me kancerin, alergjitë, defektet në lindje dhe shterpësinë.
Mbrohuni: Kthehuni trupit të njeriut.
- Prodhimet e dushit
Ftalatet gjenden edhe në penat aromatike, shampot, prodhimet për pastrim të perdeve të dushit nga vinili. Ndërsa nxehtësia e liruar nga dushi, lehtëson lirimin e tyre.
Mbrohuni: Përdorni sapunë të thjeshtë bebesh apo prodhime ekologjike. Shmangni prodhimet që përmbajnë aroma. Investoni në perde kualitative të dushit.
- Pesticidet
Pesticidet vrasin dëmtuesit, por edhe na helmojnë ne.
Mbrohuni: Sa i përket pemëve dhe perimeve, sa më shumë që është e mundur, rrisni ato në mënyrë natyrale.
- Ulëset e ngrohta të makinave
Makinat luksoze kanë të ndërtuara ulëse të ngrohta. Të shpeshta janë edhe ato që ngrohin lëkura të ndryshme. Por këto makina luksoze, si dhe banjot e ngrohta mund të zvogëlojnë numrin e spermatozoidëve.
Mbrohuni: Këtu problem direkt është nxehtësia. Në vend të kësaj, kyçni ngrohjen e hapsirës dhe le të qarkullojë ngrohtësia nëpër makinë.
- Peshku i kontaminuar
PCB është grup i përbërësve helmues, të cilët kanë përdorim të gjërë në industrinë elektronike. Është e ndaluar, përveç asaj që është e jashtme, do mbetet me ne për një kohë të gjatë të pacaktuar. Posaçërisht, akulumohet në peshk.
Mbrohuni: Hulumtoni si është gjendja në zonën tuaj dhe shmangni peshkun nga eksporti për të cilin nuk jeni të sigurtë se në çfarë gjendje është.