Me rritjen e trajtimeve të fertilitetit në Evropë, gjithnjë e më shumë gra dhe çifte po zgjedhin të ngrijnë vezët ose embrionet për përdorim në të ardhmen. Por lind pyetja: çfarë ndodh me to kur nuk nevojiten më?
Shumë çifte më vonë arrijnë të kenë fëmijë natyrshëm, ndryshojnë mendje ose përballen me ndryshime në jetë, duke lënë embrionet e ngrira pa përdorim, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Me teknologjinë moderne, ato mund të ruhen për vite të tëra në temperatura shumë të ulëta.
Ligjet ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Në disa vende lejohet dhurimi, përdorimi për kërkime ose shkatërrimi, ndërsa në të tjera embrionet duhet të qëndrojnë të ngrira për një kohë të gjatë ose shkatërrohen pas një afati të caktuar.
Ekspertët thonë se për shumë familje, vendimi për fatin e embrioneve është emocionalisht i vështirë dhe shpesh përfshin dilema morale.


