Duket sikur një punë me orar të plotë kur duhet të bëni aq shumë gjëra gjatë shtatzënisë. Trupi juaj ka nevojë të rritet dhe kjo nuk është aspak e lehtë, transmeton Gazeta Shneta.
Ekziston një detyrë të cilën nuk duhet ta anashkaloni kurrsesi. Është mjaft e ditur se mos pirja e mjaftueshme e ujit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dehidrimin.
Simptomat dhe efektet e dehidrimit dallojnë nga personi në person, por rëndësia e tij tek gratë shtatzënë është shqetsuese.
Pra, çfarë ndodhë nëse nuk pini mjaftueshëm ujë gjatë shtatzënisë? Këto janë disa nga arsyet pse është e rënëdsishme të pini sa më shumë ujë gjatë shtatzanisë dhe problemet si pasojë e mos pirjes.
- Mund të përjetoni mbingrohje si nënë (të temperaturës së trupit)
- Mund të keni kokëdhembje të tmerrshme
- Do të jeni me ndryshime të jashtëzakonshme të disponimit
- Mund të ndjeheni me marramendje
- Lëngjet mund të bien
- Do të jeni në rrezik të lartë të kontraktimeve të parakohshme
- Prodhim jo adekuat i qumështit të gjirit
Mund të jetë sfidë rregullimi i lëngjeve, veçanarisht gjatë muajve të verës, por mund të rregullohet. Mënyra më e lehtë që të siguroheni që po merrni lëngje sa duhet është të mbani një shishe rimbushëse të ujit kudo që të shkoni.