Loredana Zefi, këngëtarja tashmë e famshme kosovare, po ndanë me ne momentet e saj më të mira me beben e saj të porsalindur.
Loredana i dha jetë vajzës së saj Hanës vetëm kohë më parë, ndërsa duket se ajo po e shijon në maksimum faktin e të qenit nënë.
Por, Loredana nuk është një nënë e zakonshme. Ajo po e rregullon veshjen e Hanës me një stil krejt të veçantë, teksa edhe po bën shumë veprime jo mirë të menduara gjatë lojës me të.
Kështu shihet edhe në fotografinë e saj të fundit, ku shihet teksa ia mban gojën e hapur Hanës.
Hana është fëmija i parë i Loredanës që vjen nga lidhja me këngëtarin Mozzik. Këta të dy qysh tash i kanë hapur një llogari personale vajzës së tyre në rrjetet sociale.
Fama do ta përcjellë atë për gjithë jetën.