Kaltrina Mikushnica po e rishijon ndjenjën e të qenit nënë e një bebeje. Ajo po i kushton gjithë kohën e saj bebes së porsalindur, Marës, duke mos harruar as vajzën e saj të madhe.
Në shumicën e fotografive të fundit të postuara nga rrjete socialen nga Kaltrina, shihen vajzat e saj shumë të bukura.
Në foton e fundit që ajo ka hedhur në Instagram, shihen treshja femërore Mikushnica bashkë me slloganin që Kaltrina ka përdorur: ‘Girls Power’.
Kjo sigurisht se është bërë për nder të 8 marsit, ditës së gruas.
Ndryshe, Kaltrina i dha jetë Marës vetëm ditë më parë në klinikën private gjinekologjike në Prishtinë, ‘American Clinic Dr Behar Kusari’.