Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mitet vs. Faktet: Shenjat që jeni duke pritur një djalë

Jetë 15/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni shtatzënë, ndoshta do të merrni shumë mendime të padëshiruara për trupin dhe fëmijën tuaj.

Një nga temat më të njohura për diskutim është nëse embrioni që keni nisur në stomak do të zhvillohet në një djalë apo një vajzë. Ka shumë tregime të grave të vjetra dhe folklorë të tjerë për këtë çështje që kanë kthyer gjithçka në mite, transmeton GazetaShneta.

Kur vendoset gjinia?

Gjinia e fëmijës përcaktohet posa spermatozoidi të fekondojë vezën. Është në pikën kulminante të ngjizjes kur foshnja merr 23 kromozome nga secili prej prindërve të tij. Së bashku me gjininë, gjëra të tilla si ngjyra e syve, ngjyra e flokëve dhe madje edhe inteligjenca tashmë janë të përcaktuara.

Genitalët e fëmijës suaj fillojnë të zhvillohen rreth javës së 11 të shtatzënisë. Megjithatë, zakonisht nuk do të jeni në gjendje të mësoni gjininë për disa javë të tjera nëpërmjet ultrazërit. Natyrisht, kjo nuk ndalon nënat dhe familjet e tyre të bëjnë parashikime.

Mitet

Pesë tregimet e mëposhtme janë nga ato më të popullarizuara të grave në lidhje me gjininë e fëmijës suaj. Mbani në mend se asnjë nga këto mite nuk bazohet në fakte. Mos harroni: Edhe nëse disa prej këtyre pikave janë të vërteta për ju (ose kanë qenë në të kaluarën), ekziston një shans që 50-50 prej tyre sidoqoftë kanë pasur të drejtë, përcjellë “HealthLine”.

Të përzierat e mëngjesit

Sipas këtij miti, shtatzënia me vajzë thuhet se arrin nivelet më të larta të hormoneve që do të ndikojnë në përzierje më të mëdha të stomakut në mëngjes. Nëse keni djalë këto përzierje nuk do i ndjeni shumë.

Lëkura

Nëse do të lindni djalë, lëkura juaj do të shkëlqejë dhe flokët do iu rriten shumë më shpejt se sa në shtatzëninë me vajzë..

Ushqimi

Kur një nënë ngelet shtatzënë me djalë do të kërkojë të hajë ushqime të njelmëta, ndërsa me vajzë ajo sdo të vdes për ushqim sa më të ëmbla.

Rrahja e zemrës

Një nga mitet më të dëshuara rreth gjinisë sillet rreth nivelit të zemrës së foshnjës. Nëse rrahjet për minutë janë nën 140, foshnja supozohet të jetë djalë. Më e lartë se 140, është vajzë.

Barra

Nesë stomaku juaj rritet në pjesën e poshtme sipas mitit paralajmëron se do lindi djalë, ndërsa nëse stomaku i juaj fryhet dhe qëndron lartë ajo do të thotë se do të bëheni me vajzë. Në të vërtetë, forma se si barra juaj rritet ka të bëjë e tëra me formën e uterusit tuaj, të trupit dhe të muskujve abdominalë.

Si zbulohet gjinia?

Ju mund të zbuloni gjininë e fëmijës tuaj nëpërmjet ultrazërit mes javës së 18-të dhe 20-të.

Përmes ultrazërit, mjeku do të kontrollojë gjenitalet. Ndodhë që foshnja të jetë këmbëngulëse dhe mjekut do i duhet shumë rrotullime të skanerit deri sa të zbulojë me saktësi gjininë.

Zbulimi i gjinisë në shekullin e 21-të tashmë duhet të ngjallë vetëm kuriozitet dhe jo preferencë seriozë për njërën nga gjinitë. Ju duhet të ndjeheni të bekuara si prindër që do të lindini fëmijë të shëndoshë. E ardhmja e fëmijës së tyre varet nga suksesi që ju si prindër do i ndihmoni ta kenë, dhe jo se çfarë gjenitale kanë fëmiëjt. /GazetaShneta/

Artikulli paraprak“Çfarë po pret, kalë?” 30-vjeçarja rrëfen historinë e bullizmit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Si të menaxhoni ngërçin në fundin e shpinës gjatë shtatëzanisë

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.