Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë

Jetë 17/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Myku i paftuar dhe shumë i bezdisshëm të bën ndonjëherë, të kalosh ditë të tëra duke u përpjekur,vetëm që të mos e shohësh sërish. Dhe në fund, rezultati nuk është gjithmonë pozitiv. Këshillat janë në anën tuaj, për t’i shpallur luftë MYKUT dhe për të arritur qëllimin tuaj: Shtëpi të shëndetshme, pa praninë e miqve të padëshiruar.

Çfarë rreziku përbën myku  për shëndetin tonë?

Është një marrëdhënie e ndërthurur mes mykut, kondensimit dhe rritjes së rrezikut:

Acarim i syve dhe fytit; Krijim i kollës dhe gëlbazës; Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje;  Simptoma të astmës; Prani e reaksioneve alergjike

Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj… Natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmijët dhe moshat e thyera.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Por çfarë është myku?

Myk është termi që përfshin familjen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagështi. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike.

Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyrisht lagështia. Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër ‘sporet’, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.

Vendet me myk identifikohen lehtësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj. /living

Artikulli paraprakKjo është mënyra më e mirë për të rigjeneruar lëkurën
Artikulli i rradhës Këto ushqime nuk duhet t’ia jepni bebes tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.