Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto ushqime nuk duhet t’ia jepni bebes tuaj

Jetë 17/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse tashmë jeni duke filluar ushqyerjen e fëmijës me ushqime të ngurta duhet të dini se ka disa rregulla që duhet të ndiqni, të cilat i kanë caktuar eskpertët e fushës në mënyrë që të mos dëmtohet fëmija i vogël.

Një prej këtyre rregullave ka lidhje me disa ushqime të ndaluara rreptësisht për fëmijët nën moshën 12 muajshe. Nëse dikush ju rekomandon t’i përdorni pasi tek fëmija i saj nuk ka shaktuar asnjë problem, nuk duhet ta bëni! Tek fëmija juaj edhe mund të shkaktojë probleme të mëdha. Nëse keni paqartësi duhet gjithmonë të pyesni mjekun e fëmijës!

Fëmija juaj nuk duhet të konsumojë në asnjë mënyrë:

Kripën. Veshkat e fëmijës nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara për të “përballuar” kripën.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Sheqerin. Kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze të dhëmbëve të fëmijës. Nëse doni të ëmbëlsoni ushqimin e fëmijës mjaftohuni me frutat.

Mjalti. Ai përmban një lloj bakteri që mund të prodhojë toksina në zorrët e fëmijës dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Botulizmit, e cila është një sëmundje shumë serioze. Kujdes! Nuk bëhet fjalë për sasi të vogël apo të madhe, bëhet fjalë për një evitim total nga dieta e fëmijës!

Arrat. Fëmija mund të mbytet prej tyre, ndërsa përsa i përket kikirikëve rreziku i alergjisë dhe shfaqjes së ekzemave është shumë i lartë.

Peshk me përmasa të mëdha. Janë shumë të rrezikshme pasi përmbajnë sasi të mëdha mërkuri dhe mund të helmojnë fëmijën.

Qumështi i lopës. Ai nuk plotëson asnjë nga nevojat e fëmijës për elementë të rëndësishëm, por edhe mund të shkaktojë alergji. Nga muaji i 6 mund të përdoret kosi nga qumështi i lopës.

Ushqimet me shumë fibra, pak yndyrna dhe pak kalori. Fëmija nuk ka nevojë për ushqime me shumë fibra pasi nuk e lejon organizmin të përthithë hekurin dhe kalciumin.

Artikulli paraprakÇfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë
Artikulli i rradhës Ja pse duhet të hani një mollë pas çdo vakti të ushqimit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.