Në një video-storje të Gazetës Shneta dhe Insajderi, gjinekologët e QKUK’së kanë treguar se cilat janë shërbimet që do t’ju ofrohen grave shtatzëna të cilat eventualisht mund të jenë të prekura me Covid-19; sugjerimet dhe rreziqet.
Klinika e Gjinekologjisë në QKUK është munduar që edhe në kohë pandemie të jetë në shërbim të grave shtatzëna, shkruan GazetaShneta.
Kjo klinikë tashmë ka izoluar një repart të veçantë ku janë improvizuar dy salla të lindjes, një për lindje normale dhe një sallë për lindje me operacion.
Në vazhdim, dr.Zef Ndrejaj ka treguar se si çdo pacientë tjetër edhe gratë shtatzëna hasin në pengesa të përgjithshme qoftë në traktin respirator apo traktin kardiovaskual.
Ai gjithashtu ju sugjeron grave shtatzëna që të kenë sa me pak kontakte me personat tjerë; konsumojnë ushqime të pasura me vitamina dhe të ruajnë higjienën./GazetaShneta/
Në videon-storje mund t’i ndiqni këshillat nga gjinekologët e QKUK’së
https://www.facebook.com/GazetaShneta/videos/230615554968079/