Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë do të ndodh nëse foshnja nuk qan menjëherë pas lindjes

Jetë 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Porsa del në jetë dhe shkëputet nga organizmi i nënës i porsalinduri fillon të qajë, të bërtasë me forcë. Kjo është shenja më e mirë që flet për gjallërimin e foshnjes.

Nëse pas lindjes foshnja nuk qan do të thotë që ka pengesa në rrugët e frymëmarrjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me asfiksi os anoksi. Ato janë nga më të ndryshmet.

Më shpesh është prezente në ato raste kur fëmija ka thithur mukus, gjak ose lëngje të tjera gjatë kalimit nëpër rrugët e lindjes. Më rrallë asfiksinë e shohim kur fëmija është dëmtuar ose goditur në tru, kur kërthiza është lidhur rreth qafës ose kur mushkëritë dhe zemra nuk kanë zhvillim normal.

Fëmija me asfiksi nuk bërtet, nuk merr frymë, ose merr frymë në mënyrë të çrregullt dhe të kufizuar. Ai duket i nxirë ose i zbehtë në fytyrë ose në pjesët e tjera të trupit. Asfiksia e zgjatur, me ngjyrë të zbehtë të lëkurës dhe pa lëvizje të gjallë shpesh përfundon në vdekje ose në dëmtime të rënda të foshnjes.

Si veprohet?

Futet një tub gome(aspirator) në gojë, deri tek gryka dhe thithen lëngjet që mund të kenë mbetur në rrugët e frymëmarrjes. Kur lëngjet kanë kaluar poshtë bëhet e nevojshme futja e një tubi më të hollë.

Pasi lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe fëmija reagon, pompohet ajër me një aparat të veçantë në mushkëritë e foshnjes. Të gjitha këto veprime bëhen duke mbajtur trupin e foshnjes të pjerrët, me kokën më poshtë se trupi.

Kërthiza

Menjëherë pas lindjes bëhet lidhja dhe prerja e kërthizës. Ky veprim bëhet sapo kanë pushuar rrahjet e saj. Cungu i kërthizës së prerë lyhet me alkool dhe 1% jod. Më pas ngrihet lart për t’u fiksuar që të mos lëvizë. Kërthiza nëse është e lagur ose e ndotur duhet mjekuar.

Kur bie kërthiza?

Cungu i kërthizës thahet pak e nga pak dhe shkëputet vetë 5-10 ditë pas lindjes. Tek unaza e kërthizës mbetet një plagë e vogël që shërohet me kalimin e kohës. Deri sa të shërohet ajo duhet trajtuar me alkool dhe pudra. Nuk këshillohet të laget vendi i kërthizës pa u shkëputur.

Kujdes

Cungu i kërthizës si dhe plaga që mbetet kur ajo bie, janë rrugë nga mund të kalojnë lehtë infeksionet në trupin e fëmijës. Është gabim trajtimi i kërthizës me lëndë të papërshtatshme. Kur cungu i kërthizës mbetet i lagësht duhet bërë kujdes. Nga kërthiza mund të ketë edhe rrjedhje hemorragjie.

Ndodh që pas rënies së cungut të kërthizës, në plagën e vogel që ka mbetur hapur, formohet një ngritje e vogël, e skuqur si mish i huaj që merr trajtën e kërpudhës.Në këtë rast kemi të bëjmë me granulomen ose me kërpudhën e kërthizës e cila mjekohet me nitrat argjendi. Në raste të avançuara infeksionesh, foshnja trajtohet me antibiotikë./bebaime.com

Artikulli paraprakShumica e urologëve pro daljes nga greva, vendimi pritet të merret të hënën
Artikulli i rradhës A duhet t’i besoni këto gjëra në lidhje me ngërçet e bebeve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.