Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë do të thotë kur ju tingëllojnë veshët

Jetë 28/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju ka nodhur me siguri ndonjëherë që të ndjeni si një ‘fishkëllimë’ në ndonjërin nga veshët tuaj, sikur të ju vijë një tingull i hollë nga lar.

Kjo dukuri e njohur si “tinitusi”, është shumë normale në SHBA, ku gati 50 milion njerëz e përjetojnë. Për shumicën prej tyre është thjeshtë bezdi dhe asgjë më shumë por nëse kjo ndodh vazhdimisht mund të shkaktohet në problem për gjumin, përqëndrimin dhe proceset e tjera ditore, transmeton lajmi.net

Shpesh zhurmat në vesh janë shkaktar i pagjumësisë dhe i stresit, sipas mjekësisë.

Edhe pse tringëllima shpesh është e lidhur me humbjen e dëgjimit, ajo nuk e shkakton dhe as nuk e nxitë humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, ekzistojnë disa shkaktarë që e nxisin tringëllimen të ndodhë, në njërën ose tjetrën trajtë të saj.

Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë është njëri dhe mund të themi shkaktari kryesor i tringëllimave në vesh. Përveç zhurmave në vesh, mund të shkaktojë edhe humbje të përhershme të dëgjimit.

Një shumëllojshmëri e kushteve dhe sëmundjeve të tjera mund të çojë tek tringëllima në vesh, duke përfshirë:

– Bllokime të veshit për shkak të dyllit apo ndonjë infeksion i veshit. Mund të jetë edhe ndonjë sëmundje e nervit, e tillë si tumor.
– Aspirina, disa lloje të antibiotikëve, anti-inflamatorët, qetësuesit, ilaqet kundër depresionit si dhe medikamentet kininë.
– Procesi i natyrshëm i plakjes së njeriut.
– Sëmundja Meniere, e cila ndikon në pjesën e brendshme të veshit ose sëmundja Otosclerosis, që dëmton eshtrat e veshit të mesëm.
– Kushte të tjera mjekësore si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, probleme të qarkullimit të gjakut, anemi, alergji, probleme me gjëndrat tiroide apo diabeti.
– Probleme shëndetësore të qafës apo nofullës.
– Lëndime të kokës apo të qafës.
– Tringëllima në vesh vjen edhe nga alkooli, duhani apo droga të tjera por mjekët kanë treguar se edhe lodhja e stresi ndikojnë mjaft shumë.

Për shkak të lidhjes me disa sëmundje të rrezikshme, ekspertët thonë se duhet të këshilloheni patjetër me mjekun tuaj nëse keni zhurma të tilla në vesh.

 

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e enjte, 28 qershor 2018
Artikulli i rradhës Kur është koha e duhur për t’i shpuar veshët fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.