Vajzat herët e vonë do të kenë dëshirë të kenë vathë në veshët e tyre.
Kur është koha e duhur?
Ekspertët pajtohen se ky është një vendim shumë personal, por disa paralajmërojnë për rrezikun e mundshëm në shpimin e veshve të vajzës suaj shumë herët. “Çdoherë kur e shpojmë lëkurën, hapen mundësitë për infeksion dhe për shkak se foshnjat ende kanë për ta zhvilluar sistemin e imunitetit, rekomandojmë që prindërit të presin deri sa fëmija të mbushë të paktën 6 muaj, për t’i shpuaar veshët”, thotë Dr. Wendy Sue Swanson.
Në anën tjetër, nëse dëshironi që fëmija juaj të marrë vet vendimin për të shpuar veshët, është më së miri të prisni deri kur të bëhen 10 vjeç për ta pasur këtë diskutim.
Si mund ta bëjmë këtë përvojë më pak të dhimbshme për të?
Kërkoni nga doktori që të ju përshkruajë një kremë relaksuese që mund të ndihmojë për të vënë në një lloj anestezioni në llapën e veshit. Ekspertët gjithashtu tregojnë see të mbani akull për 15 der në 30 minuta para, në vendet ku do të vendosen vathët, ndihmon të mpirë e të mos ndihen dhimbjet.
Kur zgjedhni vathët, cili është metali më i mirë?
Vathë nga çeliku i pandryshkëm është mund të jenë më të mirët, veçanërisht pasi që ky metal nuk përmban nikel ose ndonjë aliazh tjetër që mund të shkaktojë ndonjë reaksion alergjik./GazetaShneta