Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë tregojnë ethet në trup për shëndetin tonë

Jetë 27/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura.

Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet por edhe si simptomë e disa sëmundjeve.

I tillë është rasti i hipotiroidizmit që shkakton ndjeshmëri të lartë ndaj të ftohurës.

Kur bën ftohtë, njeriu mund të ketë ethe pa patur temperaturë.

Nëse jeni lagur nga shiu keni ethe sepse trupi prodhon më shumë energji që të përshpejtojë avullimin e ujit nga rrobat.

Njeriu ka ethe edhe kur fryn erë sepse kjo e fundit largon ngrohtësinë në lëkurën e njeriut dhe në rroba.

Hipotiroidizmi

Problemet me prodhimin e pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe më të prirur të kenë ethe.

Në rastin e hipotiroidizmit, ethet shoqërohen me shtim në peshë, plogështi, konstipacion, dhimbje muskujsh e të tjerë.

Infeksionet

Ethet janë shenjë e një infeksioni të mundshëm në organizëm.

Në këto raste, ethet janë të parat që shfaqen dhe më pas ndiqen nga temperatura.

Aktiviteti intensiv fizik në të ftohtë

Njerëzit që kryejnë aktivitete intensive fizike në të ftohtë vuajnë më shumë nga ethet.

Kjo ndodh sepse kur njeriu kryen aktivitet fizik, organizmi prodhon më shumë nxehtësi.

Në momentin që njeriu mbaron aktivitetin fizik do të ketë shumë ftohtë.

Anemia

Ethet dhe ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit është një nga simptomat e anemisë.

Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, sëmundjeve, medikamenteve dhe moshës.

Anemia prek më shumë gratë se meshkujt.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Nëse ethet ju pushtojnë pas ekspozimit në të ftohtë ose shfaqen përpara temperaturës, atëherë nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku.

Nga ana tjetër, nëse keni ftohtë kur temperaturat janë të larta apo edhe pse jeni veshur trashë, atëherë kemi të bëjmë me një problem të fshehur mjekësor i cili mund të diagnostikohet nga mjeku./AgroWeb/

Artikulli paraprakEfektet e stresit në shëndetin e zemrës: 7 këshilla për ta menaxhuar atë
Artikulli i rradhës Studim: Hipertensioni tek të rinjtë shkakton probleme të mëvonshme me zemrën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.