Neda dhe Ogreni janë dy të vetmit ish-banorë të formatit televiziv Big Brother Albania të edicionit të katërt që i rezistuan kohës si çift.
Por, kjo gjë nuk mbaron me kaq. Neda dhe Orgeni tashmë janë të martuar, dhe si duket janë në pritje të fëmijës së dytë.
Gjinia e fëmijës del të jetë djalë, i cili pritet të lind pas 4 muajsh, shkruan Blitz.
“ne do të bëhemi me një vëlla të vogël! Kishim kohë që e mendonim dhe na bekoi Zoti se bebi erdhi shumë shpejt’ – ka thënë Neda.
“Unë kisha pafund dëshirë të ishte djalë”, – tregon Neda. “Për Serzh, rradhë të parë, por edhe për veten. Pasi unë kam 3 motra dhe gjithmonë më ka munguar një vëlla! Tani, nuk mund të them që do barazoj motrat, por asnjëherë nuk i dihet!”
Ama, nëse mendoni se familja do të plotësohet me kaq, gaboheni, sepse sipas Ogrenit edhe vajza do të vijë shumë shpejt [ne po kryqëzojmë gishtat]: “E rëndësishme është që gjithcka të shkojë mbarë deri në fund për Nedën dhe djali të vijë i shëndetshëm e me fat.. pastaj do të mendojmë edhe për një vajzë të ëmbël për babin”.