Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cila duhet të jetë diferenca ideale në moshë mes fëmijëve

Jetë 31/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa, vjen përsëri me këshillat e saj drejtuar nënave të reja.

Në rrjetin social, ajo tregoi rreth diferencës ideale që duhet pasur në mes fëmijëve, e cila do të ishte shumë më e veçantë nëse fëmijët do kalonin çdo stad jetësor së bashku shkruan GazetaShneta.

Postimi i saj:

CILA ËSHTË DIFERENCA IDEALE NË MOSHË MES FËMIJËVE ?

Shumë herë pyetem se cila duhet të jetë diferenca mes fëmijëve dhe unë në aspektin profesional nuk mund të ju përgjigjem ndryshe perveç se të ju them se një nanë duhet t’i japë kohë mjaftueshëm vetës sa për t’u rikuperuar nga lindja paraprake.

Nga ana tjetër, si grua dhe nanë, dua të ndaj me ju diçka personale. Unë jam nanë e tre fëmijëve, djali im i parë dhe vajza kanë diferencë prej tre vjetësh, ata si fëmijë ishin shokë të mirë, bashkëpunëtorë në sherre dhe fëmijë që e kanë shijuar lojën në maksimum.

Kalojnë 14 vjet prej lindjes së fëmijës së parë dhe 11 vjet prej lindjes së fëmijës së dytë kur në jetë vjen djali im i tretë i cili për këta dy të parët ishte një risi.

Duke u rritur djali i vogël e krijoj figurën e Babait për djalin e madh ndërsa figurën e motrës e shihte si një familjare tjetër të rritur, kështu e shihja se për shkak të diferencës së madhe ata nuk po arijnë të jenë shokë/shoqe por e kishin një raport tjetër të fortë të ndërtuar në respekt.

Ky ishte aspekti i raportit të fëmijëve të parë me fëmijën e tretë që kishin diferencë 14 dhe 11 vjet. Sa më përket mua dhe burrit tim ardhja e fëmijës së tretë në atë kohë ishte freskim i familjes por prapë po të mund të kthehesha në kohë fëmijën e tretë do t’a sjellja në jetë shumë më herët.

Tani unë nuk po ju udhëzoj si t’a planifikoni familjen, duke qenë se ju kam shumë për zemër e ndava me ju një copëz tregimi nga jeta ime.

Miqësisht po ju këshilloj që për ardhjen në jetë të një fëmije gjithmonë të shihni rrethanat e kur ato janë të favorshme mos leni diferencë të madhe mes fëmijëve, mundësojuni atyre të jetojnë fëmijërinë së bashku dhe të rriten duke qenë shokë/shoqe.

Në çdo rrethanë e në çdo kohë ardhja e një fëmije është bekim për familjen.

Me dashuri,

Razija./GazetaShneta/

Artikulli paraprakNë Stadiumin Olimpik të Amsterdamit, u ndezën fenerët për personat e prekur nga kanceri
Artikulli i rradhës Ja pse foshnjat qeshin me zë të lartë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.