Foshnjat nuk mund të kuptojnë shakatë? Por, çfarë i shkakton të qeshurat e tyre?
Addyman, nga Universiteti i Londrës tregon se të qeshurat e foshnjës tregojnë se si ato e kuptojnë botën, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimit, buzëqeshja e parë e një fëmije vjen rreth gjashtë javë kurse për të qeshurën me zë duhet të pritet rreth tre muaj e gjysmë. Ndër arsyet kryesore që foshnjat qeshin me zë janë gudullisjet.
Ndjesitë e thjeshta fizike janë ndjenja të këndshme por jo të mjaftueshme.
Foshnjat janë më të prirura të qeshin kur shohin të tjerët të lumtur. Edhe pse prindërit raportojnë që foshnjet djem qeshin më pak sesa foshnjat vajza, të dy gjinitë qeshin kur konsiderojnë diçka qesharake./GazetaShneta/