Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë shkaqet që sjellin aneminë dhe cilat janë simptomat e para

Jetë 11/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anemia është një gjendje në të cilën numri i qelizave të kuqe të gjakut është i ulët.

Qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë hemoglobinë, një proteinë që u mundëson atyre të mbajnë oksigjenin nga mushkëritë dhe ta shpërndajnë atë në të gjitha pjesët e trupit shkruan merckmanuals transmeton Gazeta Shneta.

Kur të zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut, gjaku nuk mund të mbajë një furnizim adekuat të oksigjenit. Një furnizim joadekuat i oksigjenit në indet shkakton simptomat e anemisë.

Shkaqet:

Shkaqet e anemisë janë të shumta, por shumica mund të grupohen brenda tre mekanizmave kryesorë që prodhojnë anemi:

1) Anemia e shkaktuar nga gjakderdhja e tepruar

Anemia mund të shkaktohet nga gjakderdhja e tepruar. Gjakderdhja mund të jetë e papritur, siç mund të ndodhë si rezultat i një dëmtimi ose gjatë operacionit.

Shpesh, gjakderdhja është graduale dhe përsëritëse (gjakderdhje kronike), zakonisht për shkak të anomalive në traktin digjestiv ose urinar ose në periudha të rënda menstruale.

Gjakderdhja kronike zakonisht çon në nivele të ulëta të hekurit, gjë që dërgon më pas në anemi të përkeqësuar.

2) Anemia për shkak të prodhimit joadekuat të qelizave të kuqe të gjakut

3d render Blood cells (depth of field)

Anemia mund të rezultojë gjithashtu kur trupi nuk prodhon mjaft qeliza të kuqe të gjakut. Shumë lëndë ushqyese janë të nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Si përshembull – hekuri, vitamina B12 dhe folati (acid folik), por trupi gjithashtu ka nevojë për gjurmë të sasisë së bakrit, si dhe një ekuilibër të duhur të hormoneve, veçanërisht eritropoetinës (një hormon që stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut).

Pa këto lëndë ushqyese dhe hormone, prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut është i ngadalshëm dhe i papërshtatshëm, ose qelizat e kuqe të gjakut mund të deformohen dhe nuk janë në gjendje të mbajnë oksigjen në mënyrë adekuate.

Sëmundjet kronike gjithashtu mund të ndikojë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut Në disa rrethana, hapësira e palcës së eshtrave mund të zmbrapset dhe zëvendësohet (për shembull, nga leukemia, limfoma ose kanceri metastatik), duke rezultuar në zvogëlimin e prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.

 3) Anemia për shkak të shkatërrimit të tepërt të qelizave të kuqe të gjakut

Anemia gjithashtu mund të rezultojë kur shumë qeliza të kuqe të gjakut shkatërrohen. Normalisht, qelizat e kuqe të gjakut jetojnë rreth 120 ditë.

Nëse qelizat e kuqe të gjakut shkatërrohen para kohe (hemolizë), palca e eshtrave përpiqet të kompensojë duke prodhuar qeliza të reja më shpejt.

Kur shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut tejkalon prodhimin e tyre, rezulton anemi hemolitike. Anemia hemolitike është relativisht e pazakontë krahasuar me aneminë e shkaktuar nga gjakderdhja e tepërt dhe ulja e prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.

Anemia hemolitike mund të rezultojë nga çrregullimet e vetë qelizave të kuqe të gjakut, por më shpesh rezulton nga çrregullime të tjera që shkaktojnë shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Simptomat:

Simptomat ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së anemisë dhe sa shpejt zhvillohet. Disa njerëz me anemi “të butë”, veçanërisht kur zhvillohet ngadalë, nuk kanë aspak simptoma.

Njerëz të tjerë mund të përjetojnë simptoma vetëm gjatë ushtrimit fizik. Anemia më “e rëndë” mund të shkaktojë simptoma edhe kur njerëzit pushojnë.

Një anemi e butë shpesh shkakton lodhje, dobësi dhe zbehje. Përveç këtyre simptomave, te anemia e tipit  më të rëndë mund të kemi zbehje, marramendje, etje më të madhe, djersitje, puls i dobët dhe i shpejtë dhe frymëmarrje e shpejtë.

Anemia e rëndë poashtu mund të shkaktojë  edhe dhimbje të këmbëve gjatë stërvitjes, veçanërisht nëse njerëzit tashmë kanë qarkullimin e gjakut të dobësuar në këmbë ose lloje të caktuara të sëmundjeve të mushkërive ose të zemrës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMënyrat më të mira për të humbur peshë gjatë menopauzës
Artikulli i rradhës Vitamina D mund të zgjatë jetën tek pacientët me kancer

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.