Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit?

Jetë 25/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjak për transfuzion japin vetëm personat e shëndoshë

Edhe pse personi i cili jep gjak duket i shëndoshë dhe ndihet mirë, mund të jetë i infektuar me ndonjë mikroorganizëm (virus, bakter, parazit). Sëmundja nuk mund të vërehet gjithherë. Me anë të transfuzionit të gjakut personi në pamje të parë që duket i shëndoshë mund të bartë infeksionin te marrësi i gjakut.

Sëmundjet më të njohura të cilat mund të barten me anë të transfuzionit janë:

  • hepatiti B
  • hepatiti C
  • sindroma e imunitetit të munguar – SIDA
  • sifilizi

Si ta pengojmë përhapjen e infeksionit?

Praninë e agjenteve infektive te personat në dukje të parë të shëndoshë mund ta zbulojmë me anë të testimit të gjakut të tyre. Dispozitat ligjore obligojnë që gjaku i çdo dhënësi patjetër të testohet çdo herë kur jep gjak.

Edhe pse përdoren testet më bashkëkohore dhe teknologjia më bashkëkohore e testimit, fatkeqësisht, mund të ndodhë që edhe me këtë teknologji të mos zbulohet çdo dhënës i gjakut i cili është i infektuar.

Dhënësit mund të ndihmojnë që të shmanget rreziku nga bartja e mikroorganizmave nga gjaku i dhënësit në gjak të marrësit me plotësimin e sinqertë të pyetësorit ose nëse kanë dhënë gjak me lajmërimin e mëvonshëm të transfuziologut të tyre që gjaku i tyre ndoshta nuk është për përdorim.

Si shkaktohet infeksioni?

  • Nëpërmjet rrugëve seksuale – hetero dhe homoseksuale
  • Me përdorimin disa herë të gjilpërës, shiringave, instrumenteve
  • Marrjen e drogës nëpërmjet venave
  • Nga nëna tek fëmija
  • Me transfuzion të gjakut/Nistori/
Artikulli paraprakDallimet: Shtatzënia natyrale dhe shtatzënia IVF
Artikulli i rradhës 7 ushqime për të rregulluar shëndetin e mirë të zemrës për burrat mbi 50 vjeç

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.