Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat vende evropiane përdorin më shumë antibiotikë?

Jetë 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i antibiotikëve ndryshon ndjeshëm nga një vend evropian në tjetrin dhe në disa shtete, madje është në rritje. Ekspertët e shëndetit publik po bëjnë thirrje për uljen e përdorimit të tyre, pasi rreziku nga rezistenca ndaj barnave po rritet.

Rezistenca antimikrobiale (AMR) ndodh kur mikroorganizmat, si bakteret apo viruset, evoluojnë dhe bëhen rezistentë ndaj ilaçeve ekzistuese, duke e bërë më të vështirë trajtimin e infeksioneve. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve përshpejton këtë proces. Sipas të dhënave evropiane, AMR shkakton më shumë se 35 mijë vdekje çdo vit në Bashkimin Evropian, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Për këtë arsye, në vitin 2023 Këshilli i BE-së u kërkoi vendeve anëtare të ulin përdorimin e antibiotikëve dhe të sigurojnë që të paktën 65 për qind e tyre të jenë trajtime të linjës së parë.

Megjithatë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), këto objektiva ende nuk janë arritur.

Në vitin 2024, në BE u përdorën mesatarisht 20.3 doza ditore antibiotikësh për çdo 1,000 banorë. Ky nivel është 2 për qind më i lartë se para pandemisë në vitin 2019 dhe dukshëm mbi objektivin e BE-së prej 15.9 dozash ditore deri në vitin 2030.

Dallimet mes vendeve janë të mëdha. Holanda ka nivelin më të ulët me 9.8 doza ditore për 1,000 banorë, ndërsa Greqia ka nivelin më të lartë me 29.9. Në shumë vende, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Francën, Spanjën dhe Portugalinë, përdorimi i antibiotikëve është rritur që nga viti 2020.

Ekspertët theksojnë se nevojiten përpjekje më të mëdha për të kufizuar përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, për të përmirësuar diagnostikimin dhe për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.

Edhe qytetarët mund të ndihmojnë duke përdorur antibiotikët vetëm sipas përshkrimit të mjekut dhe duke përfunduar të gjithë trajtimin e rekomanduar. Kjo është thelbësore për të frenuar rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi e shohin olimpistët suksesin dhe dështimin – çfarë mund të mësojmë prej tyre?
Artikulli i rradhës Barnat për humbje peshe mund të zvogëlojnë komplikimet pas sulmit në zemër

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.