Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat për humbje peshe mund të zvogëlojnë komplikimet pas sulmit në zemër

Jetë 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se barnat për humbje peshe mund të ndihmojnë pacientët të rikuperohen më mirë pas një sulmi në zemër. Këto ilaçe, të njohura si agonistë të receptorit GLP-1, përdoren zakonisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për uljen e peshës trupore, por studimet e fundit tregojnë se ato mund të kenë edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”, këto barna mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në zemër dhe të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve pas trajtimit emergjent të sulmit në zemër, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan se në pothuajse gjysmën e pacientëve që pësojnë infarkt, enët e vogla të gjakut në muskulin e zemrës mbeten të ngushtuara edhe pasi arteria kryesore është hapur gjatë trajtimit.

Eksperimenti, i udhëhequr nga studiuesja Svetlana Mastitskaya nga “Bristol Medical School”, tregoi se ilaçet GLP-1 mund të parandalojnë fenomenin e njohur si “no-reflow”, kur gjaku nuk arrin të depërtojë në disa pjesë të zemrës.

Këto barna ndihmojnë duke relaksuar qelizat muskulore rreth enëve të gjakut dhe duke i zgjeruar ato, gjë që përmirëson qarkullimin dhe zvogëlon dëmtimin e mëtejshëm të zemrës.

Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu se personat që përdorin këto ilaçe kanë rrezik më të ulët për sëmundje kardiovaskulare, si infarkti apo goditja në tru. Për shembull, në vitin 2024 autoritetet amerikane miratuan përdorimin e ilaçit semaglutide për të ulur rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se barnat nuk janë zgjidhja e vetme.

Një stil jetese i shëndetshëm – që përfshin ushqim të balancuar, aktivitet fizik, gjumë të mirë, shmangien e duhanit dhe menaxhimin e stresit – mbetet thelbësor për shëndetin e zemrës dhe mund të rrisë edhe më shumë përfitimet e trajtimeve moderne. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakCilat vende evropiane përdorin më shumë antibiotikë?
Artikulli i rradhës Sheqeri mund të lehtësojë dhimbjen gjatë procedurave mjekësore tek bebet

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.