Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilët janë 5 treguesit kyç për shëndetin e zemrës?

Jetë 08/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas shkencëtarëve të Harvardit, janë pesë tregues kyç që japin një pamje të përgjithshme të shëndetit të një personi dhe ndryshimet që duhet të bëjnë për të reduktuar shanset për një atak në zemër ose goditje në tru.

 

  1. Presioni i gjakut

 

Matja e presionit të gjakut tregon shpejtësinë e rrjedhjes së gjakut në arterie kur zemra kontraktohet (presioni sistolik) dhe relaksohet (presioni diastolik). Kjo tregon se sa fort duhet të punojë zemra juaj dhe gjendjen e enëve të gjakut. Arteriet e ngushtuara dhe të ngurtësuara shkaktojnë rritje të presionit të gjakut, shkruan Hadvard Health, transmeton Gazeta Shneta.

Presioni i lartë i gjakut përshpejton dëmtimin e enëve të gjakut dhe nxit ndërtimin e pllakës aterosklerotike, duke krijuar skenën për një atak në zemër. Hipertensioni rrit rrezikun e goditjeve për shkak të një ene gjaku të bllokuar ose të këputur në tru.

Ndiqni një dietë të pasur me kalium që gjendet në shumë perime, fruta dhe fasule, dhe me përmbajtje të ulët natriumi.

 

Kolesteroli

 

Profili i lipideve ose testi i kolesterolit ofron informacione mbi nivelet e kolesterolit në gjak, veçanërisht përqendrimin e kolesterolit LDL (lipoproteina me densitet të ulët ose kolesteroli “i keq”).

Grimcat e tepërta të LDL vendosen në muret e arterieve dhe formojnë depozita yndyrore që çojnë në aterosklerozë.

Kufizoni yndyrat e ngopura dhe zëvendësojini ato me yndyra të pangopura.

Trigliceridet janë forma më e zakonshme e lipideve në gjak dhe veprojnë si burim energjie për organizmin. Kaloritë, alkooli dhe sheqernat e tepërta shndërrohen në trigliceride dhe ruhen në qelizat dhjamore.

Nivelet e larta të triglicerideve lidhen me një rrezik në rritje të sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Kufizoni ushqimet e pasura me yndyra të këqija dhe sheqerna dhe favorizoni ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3.

 

 Glukoza në Gjak

 

Nivelet e larta të glukozës përcaktojnë diagnozën e diabetit, ku më i zakonshmi është diabeti i tipit 2. Sëmundja shfaqet kur trupi zhvillon tolerancë ndaj insulinës dhe nuk prodhon mjaftueshëm për të mbuluar nevojat.

Nivelet e larta të glukozës shkaktojnë dëmtime në enët e gjakut dhe rrisin shanset për oksidimin e LDL-së, çka çon në formimin e pllakave aterosklerotike dhe mpiksjen e gjakut.

Shmangni pijet joalkoolike dhe ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri. Konsumoni ushqime me drithëra të plota.

 

  1. Perimetri i belit

 

– Për femrat: nën 89 cm

– Për meshkujt: nën 101 cm

 

Yndyra viscerale e barkut mendohet të jetë përgjegjëse për gjendje të ndryshme kronike si hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Yndyra viscerale sekreton hormone që nxisin inflamacionin dhe çojnë në aterosklerozë.

Konsumoni më pak kalori nga ushqimet e përpunuara me sheqerna, kripë dhe yndyra jo të shëndetshme.

 

Pesha e tepërt dhe perimetri i belit ndikojnë në presionin e gjakut, kolesterolin LDL, trigliceridet dhe sheqerin në gjak. Përpiquni të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar të bazuar në ushqime bimore, të bëni aktivitet të rregullt fizik dhe të përshtatni zakonet e jetesës që mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. / Gazeta Shneta /

Artikulli paraprakNdotja e ajrit po shkakton pubertet të parakohshëm te vajzat
Artikulli i rradhës Roli i dietës në shëndetin e trurit dhe parandalimin e demencës

Ju sugjerojmë

Fshehja e simptomave të ADHD-së mund të dëmtojë shëndetin mendor

08/06/2026 Jetë

Alarm shëndetësor në Kongo: Varianti i rrallë i Ebolës përhapet mes frikës dhe pasigurisë

08/06/2026 Jetë

Çfarë e rrit kolesterolin në gjak? Studimet e reja rrëzojnë një mit të vjetër

08/06/2026 Jetë

Mjekësia e jetëgjatësisë po fiton vëmendje, ekspertët kërkojnë më shumë fokus në parandalim dhe plakje të shëndetshme

08/06/2026 Jetë

Bakteret e projektuara në laborator mund të zëvendësojnë transplantet fekale

07/06/2026 Jetë

Një “nënshkrim” i ri metabolik mund të paralajmërojë rrezikun e dështimit të zemrës

07/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.