Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çipsa me përmbajtje kancerogjene u konsumuan nga qytetarët, AUV nuk e pranon

Lajme 09/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ditë pas sinjalizimit nga sistemi i BE-së, më 3 qershor dy inspektorë të AUV, Musa Dibrani dh Fatoz Haziri kishin shkuar për inspektim në fabrikën Vipa Çips në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.Në këtë pikë, lind pyetja se a kishte çipsa edhe në tregun vendor nga linja e njëjtë e prodhimit, prej nga doli sasia e lartë e kimikatit kancerogjen akrilamideve?! Përgjigja del të jetë po.

“Me 2 qershor me 03 menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi marrë të gjitha veprimet ligjore që produktet të verifikohen, të analizohen dhe pastaj të qiten në treg”, tha kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku.

Hapat e mëtejmë ligjorë nuk i shpjegon Tërshnjaku.

Por, sa ditë qëndruan në treg derisa urdhëroi AUV tërheqjen e tyre dhe cili ishte fati i tyre në Kosovë?

Bazuar në procesverbalin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, kompania është urdhëruar të bëjë analizat laboratorike dhe detikimin e akrilamideve tek të gjitha llojet e çipsit, si dhe pastrimin e rrjetës së furrës në të cilën bëhet pjekja.

Mostrat e marra sipas inspektorëve do të dërgoheshin në laboratorin e AUV për testim.Bazuar në procesverbalin e datës 15 qershor, rezultatet e analizave dolën të gjitha me prani të akrilamideve mbi normat e lejuara.

Por, kryeinspektori sanitar në AUV nuk i pranon këto analiza.I pyetur se cilat kanë qenë rezultatet dhe çfarë hapa kanë ndërmarrë më 15 qershor, ai nuk jep përgjigjen në përputhje me raportet e inspektorëve.

Gazetarja: Pasi keni pranuar mostrat më 15 qershor, çfarë hapa keni ndërmarrë, çka kanë dalë rezultatet laboratorike?

Tërshnjaku: Shikoni, unë po e përsëriti disa herë ndoshta, ja s’po mund ta kuptojmë këtë problemin.

Gazetarja: Edhe unë po ju pyes sërish për ta kuptuar. Më 15 qershor 2023, pasi i keni pranuar mostrat e laboratorit, cilat kanë qenë rezultatet e mostrave të laboratorit dhe çfarë hapa keni ndërmarrë?

Tërshnjaku: Po të gjitha hapat të cilët janë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, me kusht që siguria e produktit të jetë në normën për konsum.

Ndryshe nga zyrtari shtetëror, menaxheri i cilësisë nga kompania pranon rezultatet e analizave dhe tregon se arsyeja e nivelit të lartë të kimikatit në çips ka ardhur si pasojë e përdorimit të patates së vjetër vendore e cila ka pasur prani të shtuar të sheqerit.

“Shikoni, ne përdorim masat preventive, me ato analiza që paraprakisht që di që ndikojnë tek sasia e sheqerit të reduktuar, në laboratorin tonë i kryejmë ato analiza. Dhe sheqeri i reduktuar ka qenë në nivelin e pranueshëm, në bazë të analizave që i kemi ne. Mirëpo, në pjesën e përpunimit ajo është aktivizuar dhe është paraqitur si rezultat..”, tha menaxheri i cilësisë në kompaninë “Pestova”, Agran Halimi.

Bazuar në analizat laboratorike, në riinspektimin e 15 qershorit tre inspektorë kanë marrë vendim, duke ia caktuar kompanisë katër obligime.

Në rend të parë kompania është urdhëruar të tërheqë të gjitha produktet e dyshimta pas kërkesës të sistemit rapid evropian.

Pika dy parasheh ndalimin e përkohshëm të linjës së prodhimit të çips e të gjitha llojeve të testuara, të cilat kanë rezultuar me përmbajte me akrilamid mbi nivelin e lejuar.

Pika tre ka paraparë njoftimin e opinionit publik që të mos konsumojnë produktet që kanë përmbajtje të akrilamideve mbi normat e lejuara.

Dhe pika katër ka listuar artikujt e dyshimtë ushqimorë.Bazuar në procesverbalin e po të njëjtës ditë, kompania është urdhëruar të ndërrojë llojin e patates për prodhimin e patates së pjekur, duke qenë se ajo që kishte dalë me nivel të lartë të kimikatit kancerogjen, ishte për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në patate.

Pika e parë e vendimit të inspektorëve u zbatua.Punëtorët e kompanisë “Pestova” dolën në terren për t’i tërhequr çipsat e shitur nga linja e njëjtë e prodhimit me ata për tregun italian.Asgjësimi është bërë më 26 qershor, 24 ditë pas pranimit të informacionit nga sistemi rapid i BE-së.“

Halimi: Në tregun vendor nuk ka qenë sasi e madhe, për arsye se në momentin që na kanë lajmëruar neve, menjëherë i kemi tërhequr ato nga tregu dhe ato që i kemi pasur në stoqe menjëherë e kemi asgjësuar.

Gazetarja: Por, për çfarë sasie bëhet fjalë për ato që kanë qenë në treg?

Halimi: Po nuk ka qenë sasi, ato kanë qenë diku 200 deri 300 paketime, paketime nga 9 qese ne paketim”.I pyetur se sa është diferenca në mes sasisë së shitur dhe asaj të tërhequr, Halimi thotë të jetë e ulët.“

Gazetarja: Dhe a është vërejtur diferencë e madhe në mes sasisë të cilën ju e keni dorëzuar dhe asaj të cilën e keni kthyer, për ta kuptuar se sa nga ato paketa janë shitur tek konsumatorët?

Halimi: Për fatin tonë, pjesa më e madhe ka qenë në depot tona dhe për fatin e konsumatorëve pjesa me e madhe ka qenë në depo, d.m.th një sasi e vogël ka filluar të shpërndahet dhe e tërë sasia është tërhequr nga tregu.

Gazetarja: Çfarë sasie ka qenë në treg?

Halimi: Në treg ka qenë nëse nuk gaboj diku 100 paketime. Ato janë tërhequr dhe janë asgjësuar dhe janë kthyer prapë në fabrikë.

Gazetarja: Dhe sa prej sasisë që e keni vendosur në treg e keni parë se veç është shitur?

Halimi: Ka qenë sasi shumë e vogël, sasi e vogël prej 100 paketimeve sa kanë qenë nuk janë shpenzuar më shumë se pesë-gjashtë paketime në treg, për arsye se në momentin që na kanë lajmëruar, ne menjëherë kemi reaguar dhe shumë shpejt i kemit tërhequr. Për arsye se e kemi një sistem ku saktë dihet në ditën e caktuar sa sasi është prodhuar, nga sasia e prodhuar tek cilët konsumatorë ka shkuar, d.m.th e kemi një sistem të gjurmimit i cili na ka ndihmuar që shumë shpejt ta tërheqim sasinë që është në treg”.

Raportet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi” japin këtë pasqyrë, që shitja rezulton të jetë më e madhe se ajo që thotë Halimi.

Në total fabrika ka prodhuar 2475 çipsa, prej tyre 1209 janë tërhequr nga tregu, derisa 1266 janë shitur.Për rrjedhojë, i bie që mbi 50 për qind e sasisë së prodhuar me nivel të lartë të akrilamideve të jetë shitur.“

Gazetarja: Cilat kanë qenë vlerat e e akrilamidit?

Halimi: Tash përmendsh nuk i di, por kanë qenë mbi vlerën e lejuar.

Gazetarja: Kanë qenë dyfish, trefish, katërfish më shumë?

 

Halimi: Mund ta siguroj dhe t’jua përcjell”.

Artikulli paraprakMbi 1,300 viktima janë shënuar nga tërmeti që goditi Marokun
Artikulli i rradhës Studimi i ri tregon rëndësinë e një molekule që ndodhet në qumësht të gjirit dhe në formulë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.