Të paktën 1,305 njerëz janë vrarë në tërmetin me magnitudë 6.8 që goditi Marokun të premten mbrëma.
Numri i të plagosurve ka arritur në 1,832, duke përfshirë 1,220 të cilët janë në gjendje kritike shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Ekipet e shpëtimit thuhet se po përpiqen të arrijnë në zonat më të prekura, ndonëse me rrugë të bllokuara.
Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë, rreth 72 kilometra (45 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet i njohur turistik me rreth 840,000 njerëz. Muret historike të qytetit, të vendosura për herë të parë në fillim të shekullit të 12-të, janë dëmtuar./Gazeta Shneta/




