Veshja e cila nuk mungon kurrë në garderobën e femrave janë pantallonat xhinse.
Qofshin ato ngjyra te errëta apo te hapura, janë njëra nga rrobat që mund të vishni pothuajse çdokënd, transmeton Klan Kosova.
Arsyeja, shumë e thjeshtë, janë praktike, të rehatshme, lehtësisht të kombinueshme dhe ju shpëtojnë nga çdo situatë.
Mjafton të zgjidhni këpucët dhe aksesorët e duhur për t’i shoqëruar dhe xhinset tuaja shndërrojnë veshjen tuaj nga stil sportiv në atë klasik, nga retro në stil avantgard etj.
E stina ku gjendemi ka nevojë për ngjyra dhe bardhësi, andaj edhe xhinset e bardha janë ato që i duhen çdo femre.
Përveç se plotësojnë më së miri imazhin tuaj pranveror, janë shumë elegante dhe femërore.
Në fotot e mëposhtme do të gjeni disa prej kombinimeve më të bukura të xhinseve të bardha.