Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çka është ekografia morfologjike dhe kur duhet të bëhet?

Këshilla për shtatzëna 20/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për përcjellje të mirëfilltë te shtatzënisë është obligative ekoja morfologjike e cila bëhet me ultrazë në javët 20- 22, këshillon ekspertja e mjekësisë së fetusit, Dr Arbërore Zymberi.

Kjo periudhë e ekzaminimit është shumë më rëndësi, sepse kjo është koha e kompletimit në formimin e organeve.

Mjeku këtu ka rastin të kontrollojë nëse bebja juaj ka pasur zhvillim normal. Në këtë fazë të shtatzënisë, anomalitë janë shumë më të dukshme.

Ekzaminohet truri, shikohet nëse lidhja e pjesës trunore është në rregull për të vazhduar me vizualizimin e profilit të fytyrës.

Pjesë e rëndësishme e këtij ekzaminimi është edhe morfologjia e zemrës, ku me kujdes ekzaminohet struktura dhe sistemi i vazave të gjakut në zemër dhe kjo njihet si ekokardiografi fetale.

Shtylla kurrizore është një pjesë tjetër që duhet të ekzaminohet gjatë kësaj kontrolle për të parë nëse renditja e kockave kurrizore është në rregull dhe të përjashtohen defektet si spina bifida.

Duhet kontrolluar struktura dhe funksionaliteti i veshkave dhe të vizualizohen në detaje duart dhe këmbët.

Kjo vizitë është shumë me rëndësi për rrjedhën e shtatzënisë andaj është vizitë e detyrueshme për çdo shtatzënë.

Për të realizuar një vizitë të tillë të detajuar sipas protokoleve më të avancuara ndërkombëtare, ju mund të vizitoni Qendrën për Mjekësi Fetale në Prizren.

E specializuar dhe me përvojë në Evropë, Dr Arbërore Nora Zymberi është rikthyer në vendlindje për t’iu ofruar eksperiencën e saj në këtë fushë për një ekzaminim të detajuar të bebit tuaj.

Për të caktuar një termin për ekografi morfologjike te Dr Nora mund të kontaktoni përmes numrit të telefonit: ‎045 246 688. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëna, mos e prekni me duar gjatë gatimit – mund t’ia merrni jetën të gjithë familjes
Artikulli i rradhës Horoskopi, 21 gusht 2017

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.