Çfarë është pre-eklampsia?
Pre-eklampsia është komplikim i shtatzënisë, të cilin e karakterizon tensioni i lartë i gjakut, ënjtjet dhe proteinat në urinë. Lajmërohet zakonisht në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe mund të jetë edhe e butë dhe e rëndë.
Kjo gjendje zhvillohet edhe tek gratë të cilat nuk kanë patur probleme para shtatzënisë por është më e shpeshtë tek gratë të cilat para shtatzënisë kanë patur tension të lartë të gjakut, sëmundjen e sheqerit apo ndonjë sëmundje tjetër të veshkave. Poashtu, më së shpeshti iu ndodh shtatzënave më të moshuara të cilat në shtatzëninë paraprake kanë patur pre-eklampsi dhe tek gratë të cilat kanë shtatzëni me më shumë fryte.
Çfarë është eklampsia?
Forma e butë e pre-eklampsisë përfshin luhatje më të vogël tensioni, ënjtje më të vogla, por format e rënda mund të shpijnë edhe te problemet e mëdha të funksionimit të mëlçisë dhe të veshkave tek gratë, ndërsa forma më e rëndë e ashtuquajtur sindromi “HELLP” përfshin aneminë e cila vie nga mungesa e rruazave të kuqe të gjakut, rritja e enzemës së mëlçisë dhe zvogëlimi i numrit të trombociteve, ku të gjitha këto dëmtojnë edhe nënën edhe foshnjën.
Pre-eklampsia mund të kalojë në eklampsi, e cila nënkupton komplikimin e saj dhe përfshin sulmet të cilat ngjasojnë me ato epilepsike, gjatë të cilave shtatzëna nuk është e vetëdijshme dhe të cilat mund të kenë pasoja shumë serioze edhe për nënën edhe për foshnjën dhe kërkojnë përfundim të shtatzënisë. Eklampsia edhe sot është shumë e rrallë, sidomos tek gratë të cilat vizitohen rregullisht por edhe më tej kjo paraqet një komplikim shumë serioz.
Kur duhet ti lajmërohem mjekut?
Pre-eklampsia ndonjëherë mund të zhvillohet dhe ju mund të mos ndjeni asnjë simptom, dhe për këtë është e rëndësishme që ju të shkoni në vizita tek mjeku për arsye se, nëse ajo fillon të zhvillohet, ta kuptoni menjëherë, ndërsa simptomat tek të cilat mund të shpie janë koke dhembja e fortë, çrregullim i të pamurit, neveri dhe të vjellura, ënjtje të rënda të këmbëve dhe duarve, urinim i rrallë dhe në sasi më të vogël. Nëse keni cilindo nga këto simptome, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj.
A mund ta parandaloj disi këtë çrregullim?
Që të zvogëloni mundësinë e paraqitjes së këtij komplikimi të shtatzënisë, keni kujdes se çfarë hani – mos u trashni shumë, zvogëloni përdorimin e kripës në minimum, mos pini duhan, shmangni stresin, ushtroni me masë – shëtitni, notoni, shkoni në vizita tek mjeku rregullisht, matni tensionin, dhe për cilindo nga këto simptome të paraqitura më lartë gjithsesi kontaktoni mjekun tuaj.