Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrjeti i Grupit të Grave kërkon hetim për skandalin në Gjinekologji

Jetë 08/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar ndaj Qendrës Klinike Universitetare lidhur me siç kanë thënë keqtrajtimin e Vahide Tashollit e cila para disa ditësh ishte lënë të linde foshnjën e saj në pllaka.

Përmes një komunikate për media RrGGK ka kërkuar hetim policorë për këtë “skandal” në klinikën e Gjinekologjisë.

“Kërkojmë nga Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Myrvete Paçarada, dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj, sqarim publik dhe transparent mbi këtë rast, masa disiplinore ndaj personave përgjegjës dhe aplikim të menjëhershëm të protokolleve të përmirësuara sa i përket trajtimit të pacienteve në këtë klinikë”.

Në këtë komunikatë ky grup kanë përmendur edhe një rast të ngjashëm të vitit 2015, kur S.K., grua shtatzënë, kishte lindur foshnjën e saj në korridorin e Klinikës Gjinekologjike si rezultat i neglizhencës dhe keqtrajtimit të stafit mjekësor.

“Jemi të zhgënjyer me mungesën e përmirësimit të protokolleve klinike që nga atëherë, gjë që do të parandalonte përsëritjen e rasteve të tilla. Po ashtu jemi në dijeni se shkelje të tilla kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin në spitale anembanë Kosovës, për derisa nuk merren masa serioze për ri trajnim dhe disiplinë në këto reparte”, thuhet më tej në komunikatë.

 

 

Artikulli paraprakÇka është pre-eklampsia dhe eklampsia në shtatzëni
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini para se të lindni beben

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.