Në garën për Dekan të Fakultetit të Mjekësisë është tërhequr një kandidat, kurse ka hyrë në garë ud.dekani Fatos Sada.
Burim Neziri është tërhequr nga gara për Dekan të Fakultetit të Mjekësisë, i cili pritet të zgjidhet nesër nga Këshilli, shkruan Gazeta Shneta.
Pas tërheqjes së Nezirit, në garë ka hyrë ushtruesi i detyrës së Dekanit Fatos Sada. Gazeta këtë e ka mësuar nga burimet e lobimit të kandidatëve për këtë pozitë.
Anëtarë të zgjedhur në Këshill i kanë thënë Gazetes se po kërkohet vota e tyre për Dekan.
Ndërsa në garë është edhe kandidati Sefedin Muçaj. Ai ka dal i pari me vota në zgjedhjet për Këshill duke marr 161 vota. Ndërsa kandidati tjetër Fatos Sada ka dal i treti me 127 vota.
Kujtojmë se zgjedhjet për Dekan po mbahen pas pensionimit të ish-dekanes Suzana Manxhuka-Kërliu. /Gazeta Shneta/