Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se inflacioni vjetor në vend ka arritur në 4,5% në gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me korrikun e këtij viti, inflacioni mujor u rrit me 0,5%.
Sipas ASK-së, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i disa kategorive kyçe të konsumit. Më së shumti janë rritur:
Energjia elektrike (+17,1%)
Pushimet e organizuara (+17,1%)
Kafja, çaji dhe kakaoja (+16,7%)
Pemët (+16,6%)
Mishi (+12,4%)
Pajisjet e transportit (+10,7%)
Perimet (+9,7%)
Qumështi, djathi dhe vezët (+8,2%)
Shërbimet hoteliere (+8,2%)
Në total, këto rritje kanë ndikuar me 4,9 pikë përqindje në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.
Ndryshimet mujore tregojnë se krahasuar me korrikun 2025, inflacioni u shty kryesisht nga:
Biletat e fluturimeve (+15,4%)
Qumështi, djathi dhe vezët (+2,4%)
Perimet (+1,2%)
Karburantet për transport (+0,8%)
Në korrik 2025, inflacioni vjetor në Kosovë ishte 4,3%, dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian (2,4%) dhe e eurozonës (2,0%).
Diferenca prej pothuajse 2 pikë përqindjeje tregon hendekun e qëndrueshëm mes Kosovës dhe tregjeve evropiane.



