Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Sunday Scaries”: Pse të dielat sjellin ankth para punës

Jetë 14/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë njerëz përjetojnë ndjenjën e njohur si “Sunday Scaries”, ankthin që shfaqet në fundjavë para rikthimit në punë.

Studimet tregojnë se fenomeni është shumë i përhapur: sipas American Academy of Sleep Medicine, 80% e amerikanëve kanë vështirësi të flenë të dielave, ndërsa në Britani 67% e të rriturve ndjejnë ankth para fillimit të javës së punës.

Hulumtimet tregojnë se ndjenja nuk lidhet vetëm me pakënaqësinë në punë – edhe personat që e duan profesionin e tyre mund të përjetojnë të njëjtën gjë, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Shkaktarët kryesorë janë stresi i punës, listat e ngarkuara të detyrave, mungesa e gjumit dhe pasiguria për javën që vjen. Tek të rinjtë, sidomos grupmosha 18-24 vjeç, kjo gjendje është edhe më e shpeshtë.

Pasojat nuk janë vetëm psikologjike: një studim i vitit 2025 tregoi se ankthi i së hënës lidhet me rritje të nivelit të kortizolit me 23%, çka ndikon në shëndetin mendor dhe kardiovaskular.

Ekspertët sugjerojnë strategji praktike për ta përballuar: planifikimi i aktiviteteve sociale të dielën, kufizimi i email-eve të fundjavës nga menaxherët, zhvendosja e mbledhjeve nga e hëna në të martën, si dhe krijimi i zakoneve të vogla përgatitore si përgatitja e ushqimit ose rrobave.

Megjithëse për disa kjo gjendje mbetet pjesë e pashmangshme e jetës profesionale, specialistët theksojnë se kuptimi i saj si kombinim i psikologjisë, biologjisë dhe kulturës së punës është hapi i parë drejt menaxhimit më të mirë – dhe rikthimit të së dielës si ditë pushimi të vërtetë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIshte duke vrapuar, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Artikulli i rradhës Çmimet e konsumit në rritje: Inflacioni vjetor arrin në 4,5% në gusht

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.