Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Covid-19: Ky bari mund të shkaktojë antitrupa më të ulët pas vaksinës suaj, zbulon studimi

Jetë 06/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pyetja që ka të ngjarë kushdo që është vaksinuar kundër COVID-it është se: “A funksionoi vaksina?”.

Ndërsa vaksinat janë shumë të efektshme në parandalimin e sëmundjes SARS-CoV-2, ashtu si vetë virusi – nuk prekin të gjithë në të njëjtën mënyrë, duke lënë shumë prej nesh të pyesin për efektivitetin, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Por pavarësisht nëse keni pasur efekte anësore të forta të vaksinës ose jo, ekspertët kanë thënë se kushdo që ka marrë COVID duhet të dijë se është i mbrojtur nga virusi.

Sidoqoftë, sipas studimit të ri, rezulton se ata që marrin një bari të caktuar mund të mos kenë një përgjigje mjaft të fortë nga vaksina e tyre COVID.

Një studim i ri nga Universiteti i Nju Jorkut zbuloi se njerëzit që marrin metotreksat, një bari i zakonshëm anti-inflamator për çrregullimet autoimune, priren të prodhojnë më pak antitrupa pas vaksinës, një tregues kryesor i niveleve të imunitetit. (Vaksina funksionon duke shkaktuar prodhimin e antitrupave që më pas janë në gjendje të synojnë, çaktivizojnë dhe etiketojnë virusin për largimin nga organizmi).

Sipas studimit të 25 majit, i cili u botua në revistën mjekësore Annals of the Rheumatic Diseases, një në katër persona që marrin metotreksat kanë një përgjigje më të dobët imune ndaj vaksinës COVID.

Studimi posaçërisht vëzhgoi njerëzit që morën dy doza të vaksinës Pfizer të cilët po merrnin edhe metotreksat për të trajtuar çrregullime të zakonshme autoimune, përfshirë artritin reumatoid, artritin psoriatik dhe psoriazën.

Ndër të tjera, studiuesit zbuluan se 90 përqind e njerëzve që nuk ishin duke u trajtuar me këtë bari kishin përgjigje të forta të antitrupave. Nga ana tjetër, vetëm 62 përqind e njerëzve që marrin metotreksat – ishin në gjendje të jepnin një përgjigje adekuate.

Në përgjithësi, studiuesit e mëparshëm kanë zbuluar se përgjigjet e antitrupave nga vaksina COVID janë penguar nga barna të shumta të çrregullimeve autoimune. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakFauci me kërkesë ndaj Kinës: Të lëshojë të dhëna mjekësore të studiuesve të Wuhan-it
Artikulli i rradhës Ju mund të infektoheni me virusin pasi të vaksinoheni: Katër simptoma për të zbuluar Covidin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.