13 marsi i vitit 2020 do të mbahet mend për një “kapitull” të ri në vendin tonë, datë kjo në të cilën në librin e shënimeve do të figurojë lista e pacientëve të parë të regjistruar me COVID-19.
Për më tëpër se dy vite pandemia SARS-CoV-2 ka prekur me mijëra qytetarë në të gjithë vendin e me miliona nëpër botë.
Ndonëse për një periudhë të gjatë gjendja epidemiologjike në Kosovë dhe në botë u qetësua situata ka filluar të ndryshoj përsëri, rastet e të infektuarve kanë filluar të rriten.
Përmes një përllogaritje kuptojmë se për 13 ditët e para të këtij muaji në vendin tonë janë shënuar 3 mijë e 591 raste pozitive me coronavirus, gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë shënuar edhe gjashtë raste të vdekjeve. Për 24 orë në nivel vendi janë infektuar 763 qytetarë përderisa një qytetar tjetër ka vdekur.
Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, grupmoshat më të prekura nga coronavirusi janë 20 deri në 29 vjeç.
Statistikat po ashtu bëjën të ditur se përqindja e pozitivitetit ka arritur në 37,58 përqind ndërsa mbi 2 e 100 raste janë aktive.
Më rritjen e rasteve pozitive ka filluar edhe hospitalizimi i pacientëve të prekur me COVID-19.
Në Klinikën Infektive janë rreth 10 pacientë të cilët po marrin trajtim shëndetësorë pas infektimit me coronavirus përderisa gjendja e tyre është stabile.
Interesim i ulët për vaksinim
Edhe pse shifrat e rasteve pozitive po konsiderohen shqetësues nga ekspertët e shëndetësisë një gjë e tillë nuk është duke ngritur alarm për vaksinim tek qytetarët.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve janë dhënë 289 doza të vaksinave anti-COVID ndërsa për 13 ditë në nivel vendi janë dhënë 852 vaksina.
Në anën tjetër nga ministria thonë se janë të furnizuar mjaftueshmë për vaksina. Përmes një përgjigje për Gazetën Shneta ata thonë se aktualisht janë rreth 800 mijë vaksina.
“Komisioni per negocim të vaksinave e vlerëson nëse duhen blerë vaksina të tjera apo jo, për momentin ka stok të mirë të furnizimit me vaksina”, tregojnë nga MSh.
MSh gjithashtu potencon se së fundi kanë pranuar donacion rreth 5000 doza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe stoku është i qëndrueshëm.
Vitin e kaluar Ministria e Shëndetësisë ka arritur marrëveshje me kompanin “Pfizer” për furnizim me vaksina kundër coronavirusit e nga ministria thonë se deri më tani kanë pasur në dispozicion “mbi 2 milionë doza, gjysma të blera nga marrveshja me “Pfizer”, gjysma tjetër donacion”.
Sa i përketë rënjës së interesimit për vaksinimi nga ministria arsyeton me situatën e qetë epidemiologjike që ka mbizotëruar tash e një kohë të gjatë.
“Është në vijim fushata bashkë me UNICEF, USAID dhe partnerët e tjer për t’i dhënë shtytje të re vaksinimit sidomos me dozën e tretë, por edhe dozat e tjera”, thuhet gjithashtu në përgjigjen e ministrisë.
Javë më parë në Kosovë ka filluar dhënja e dozës së katër kundër coronavirus për grupmoshat mbi 60 vjeç e për të cilët MSh nuk ka dhënë ende asnjë statistikë se sa persona janë vaksinuar me dozën e katër mirëpo thonë se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhen publike edhe statistikat për vaksinimin e kësaj kategorie.
Për më tepër se një vit në nivel vendi janë dhënë mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID. Në Kosovë ofrohen tre dozat e vaksinave kundër COVID-19 mbi grupmoshën 12 vjeç.
COVID-19 deri më tani ka prekur mbi 232 mijë qytetarë prej tyre mbi 3 mijë kanë vdekur ndërsa mbi 226 janë shëruar.
Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, 710 sosh. /Gazeta Shneta/