Në të shumtën e rasteve, gratë shtatzëna të cilat janë të infektuara me Covid, mund të përballen me komplikime, tregojnë dy studime të reja. Ky infektim, përpos që rrezikon shëndetin e tyre, gjithashtu i vë në rrezik edhe foshnjet.
Studimi i parë ka bërë të ditur se gratë shtatzëna të infektuara me Covid, dhe të cilat ishin simptomatike, kishin një përqindje më të lartë të komplikimeve në krahasim me gratë të cilat ishin të infektuara, mirëpo nuk kishin simptoma shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Ky hulumtim ishte pjesë e një nga prezantimet e dhëna në takimin vjetor të Anesthesiology 2021.
Përveç grave, edhe foshnjet mund të jetë në rrezik. Studiuesit treguan se mund të ketë ulje të lëvizjes së fetusit apo edhe të kenë më pak lëng amniotik.
Mes tjerash, ata njoftuan se foshnjat e lindura nga nënat simptomatike kishin më shumë gjasa të kenë nevojë për oksigjen.
“Covid-19 ka efekte të rënda në trup, e veçanërisht te pacientët simptomatik”, tha Kristine Lane, student e mjekësisë.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Në anën tjetër, Dr. Gil Mor, imunolog, shtoi se është e mundur që problemet mund të lidhen me inflamacionin kronik të shkaktuar nga Covid.
“Inflamacioni është jashtëzakonisht i rrezikshëm, si për nënën ashtu edhe për zhvillimin e fetusit.”
“Një inflamacion kronik tani është një luftë për mbijetesën e nënës dhe fetusit.”
Studimi i dytë ka të bëjë me ndikimin e Covid-19 te gratë në tremujorin e tretë të shtatzënisë së tyre.
Sipas rezultateve, gratë simptomatike kishin nivele më të larta të diabetit gestacional, një numër më të ulët të qelizave të bardha të gjakut dhe poashtu përjetuan gjakderdhje gjatë lindjes.
Në anën tjetër, edhe foshnjet u përballen me probleme me frymëmarrje.
Ndryshe nga hulumtimet tjera, ky studim nuk vërjeti se gratë të infektuara me Covid kishin më shumë gjasa të përjetonin lindjen e parakohshme.
Këto studime të fundit rrisin më shumë dëshmi për të treguar se Covid-19 arrin të përkeqësojë gjendjen shëndetësore, e sidomos te gratë shtatzëna.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vetëm një e treta e grave shtatzëna janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/