Studimi i ri ka zbuluar se COVID-19 mund të shkaktojë dëmtime në zemër, edhe në raste kur virusi nuk infekton drejtpërdrejt indin e zemrës.
Studiuesit kanë zbuluar se inflamacioni i rëndë që shkakton COVID-19 në organe të tjera, si mushkëritë, mund të çojë në dëmtim të zemrës në mënyrë indirekte, shkruan U.S News, transmeton Gazeta Shneta.
Autori i studimit, Dr. Matthais Nahrendorf, profesor i radiologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se pas një infeksioni COVID-19, sistemi imunitar mund të shkaktojë dëmtime të largëta në organe të tjera duke shkaktuar inflamacion serioz në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën.
Studimi përfshiu analizën e mostrave të indeve të zemrës nga pacientët që vdiqën me dështim të mushkërive të lidhura me COVID-19.
Krahasimi u bë me mostrat e pacientëve që vdiqën nga shkaqe të tjera që nuk kishin lidhje me COVID-19. Kjo gjetje thekson rrezikun e dëmtimeve të zemrës nga COVID-19 dhe rëndësinë e menaxhimit të kujdesshëm të pacientëve edhe pas shërimin nga infeksioni.


