Në 24 orët e fundit janë raportuar 8 raste pozitive me Covid-19 nga 2.112 testime totale.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH), duke shtuar se gjatë këtij intervali kohor është shënuar dhe një rast i vdekjes, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa, sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.
Vlen të ceket se në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës dhe deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë vaksinuar 132,901 qytetarë. /Gazeta Shneta/