“Ne zbuluam se ndikimi në spitalin pediatrik midis dy viruseve nuk është i barabartë dhe në fakt, fëmijët e shtruar me COVID-19 përjetuan qëndrime më të gjata dhe kërkonin trajtime më invazive si ventilimi mekanik sesa fëmijët e pranuar me grip,” tha hulumtuesi kryesor Dr. Steven Shein.
Ai është shef i mjekësisë së kujdesit kritik pediatrik në Spitalin Universitar Rainbow Babies & Children’s Hospital në Cleveland, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Për studimin, Dr. Shein dhe kolegët e tij analizuan të dhënat për fëmijët me sëmundje kritike nga 66 njësi të kujdesit intensiv pediatrik në SHBA.
Ata identifikuan 1,959 pranime për një diagnozë primare të COVID-19 ose sindromës inflamatore multisistemike të lidhura me COVID-in tek fëmijët (MIS-C) në 15 muajt e parë të pandemisë (prill 2020 deri në qershor 2021) dhe 1,561 fëmijë për gripin në periudhën dyvjeçare para pandemisë (prill 2018 deri në mars 2020).
Kjo do të thotë se ka pasur gati dy herë më shumë pranime për COVID-19/MIS-C në tremujor (rreth 400 raste) gjatë 15 muajve të parë të pandemisë sesa pranimet për grip në dy vitet para saj -(rreth 200 raste).
Dr. Shein, tregon se donin të bënin studimin për shkak të krahasimeve të shpeshta midis COVID dhe gripit, veçanërisht në diskutimet e masave të shëndetit publik.
Sipas gjetjeve, pacientët me COVID-19/MIS-C kishin një rrezik më të lartë të për jetën se grupi i dytë me virusin e gripit.
Hetuesit vunë në dukje se të dhënat e pacientëve me grip janë mbledhur kur nuk ka pasur masa të shëndetit publik, ndërsa ka pasur maskim, distancim social dhe mësim në distancë gjatë mbledhjes së të dhënave të pacientëve COVID.
“Është e rëndësishme të theksohet se ato masa ndihmuan në uljen e sëmundjeve kritike nga shumë viruse të frymëmarrjes dhe pothuajse eliminuan pranimet e fëmijëve me grip në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik,” tha Dr. Shein në një njoftim për shtyp.
Studimi u botua më 15 qershor në JAMA Network Open. /Gazeta Shneta/


