Covid-19 mund të rrisë rrezikun nga goditja në tru tek të rriturit e moshës së re dhe të moshës së mesme, me mpiksje të gjakut të lidhura me virusin që shkaktojnë dëme të mëdha në trurin e tyre, paralajmërojnë mjekët.
Një seri studimesh tani kanë ardhur në përfundim që këto mpiksje mund të shkaktojnë sulm në tru tek pacientët e rij, transmeton Gazeta Shneta.
Rastet kishin kërkuar ndihmë mjekësore gjatë një periudhe dyjavore nga 23 marsi deri në 7 prill. Pacientët shkonin në moshë nga 33 në 49 vjeç dhe të gjithë kishin rezultuar pozitiv.
Sipas ekspertëve, është padyshim e arsyeshme që koronavirusi mund të ketë një ndikim në sulmet në tru. Gjithashtu ata kishin vërejtur se sulmi në tru dhe zemër për herë të parë po vërehet gjatë këtij virusi. /GazetaShneta/