Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse nuk do ta përqafoj babain, letër prekëse nga vajza e doktorit

Jetë 10/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pandemia Covid-19 përvec përhapjes anembanë botës, ka ngjallur frikë dhe pasiguri tek shumë kategori të njerzëve, përfshirë këtu edhe fëmijët.

Më poshtë gjeni një letër prekëse, ku shpjegon gjendjen në të cilën gjendet mjekët dhe familjet e tyre, duke qëndruar në vijën e parë të frontit.

Letra prekëse nga Vera:

Përse nuk do ta përqafoj babin?!

Këto ditë të rënda për mbarë njerëzimin kanë ngjallur frikë e pasiguri përballë virusit COVID-19, këtij “armiku” të panjohur. Shoqëria ka frikë nga ky realitet, të prekur e të lëkundur emocionalisht janë të gjithë, bashkëndiejnë trishtimin dhe pikëllimin për të gjithë ata, kudo në glob, që po e humbin betejën me “armikun” Covid-19.

Shpërthimi i sëmundjes, korona-virus COVID-19, ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, thjesht jeta ka humbur rrjedhën e normalitetit.

Distancimi shoqëror, pastërtia dhe mbyllja e popullatës nëpër shtëpitë e tyre janë masat e shpresës që kanë ndërmarrë shumë vende të globit, por këto masa sikur nuk vlejnë për mjekët – heronjtë e betejave të ditëve tona.

Vera në klasën e parë dhe Lisi ende në çerdhe, po e përjetojnë këtë gjendje me një ndjenjë të pasigurisë dhe ankth të theksuar. Babai i Verës dhe Lisit është mjek…

Të heshtur, në luftë me të padukshmen që preku gjithë̈ botën dhe ringjalli ndjenjën e humanizmit dhe dashurisë̈ ndërnjerëzore. Të prekur e të lëkundur emocionalisht janë̈ edhe fëmijët, në veçanti fëmijët e mjekëve…

Vera përjetimin e kësaj gjendjeje po e shfaq me pyetjet e tepërta, në pëgjigjjet e të cilave po mundohemi ta fshehim ndjenjën e pasigurisë, ankthit dhe stresit që jemi duke e përjetuar;

– Përse nuk mund ta përqafoj babin?

– Babi është i fortë ka me e largu virusin.

– Kur hiqen maskat, mam?

– Dua të shkoj në shkollë.

– Më ka marr malli për gjyshen e gjyshin…

Vera, është vetëm një ndër shumë fëmijë të tjerë që kërkon përgjigje, që pret një arsyetim, por mbi të gjitha pret babin që t’i kthehet në shtëpi pa maskë dhe dorëza. Babin e dërrmuar, të lodhur fizikisht e shpirtërisht, babin që e ka tejkaluar frikën ndaj vetes, babin që nuk ka gjumë, babin që lufton, vrapon, rrezikon, por mbi të gjitha heroi i saj, babi i saj është ai që shpëton  jetë.

Babi i Verës nuk është më vetëm  heroi i Verës, është heroi i shumë verave, ai bashkë me shumë mjekë tjerë do të rinisë jetën në këtë vend, do të sjellë buzëqeshje e shikime ylberësh, sepse heronjtë çdoherë triumfojnë…

Drejt këtij triumfi, të qëndrojmë të bashkuar shpirtërisht, të ruajmë distancën tonë fizike, por mbi të gjitha besimin për ditë me diell.

#rriNshpi

#mendopërvetëndhepërtëtjerët

#rrinëdistancë

#respektomasat

#kujdesioërvetëndhetëtjerëtdashuripërJETËN

Vera

Artikulli paraprakOBSH rikujton se pirja e alkoolit nuk do të iu mbrojë nga koronavirusi
Artikulli i rradhës Covid-19 po shkakon sulm në tru tek pacientët e rinj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.