Ka disa gjëra që potencialisht mund të ndërveprojnë me vaksinën COVID, nga alkooli deri tek analgjetikët pa recetë.
Megjithëse vaksinat e disponueshme në SHBA janë shumë efektive në parandalimin e infeksionit COVID, ju përsëri duhet të bëni gjithçka që mundeni për të shmangur uljen e efikasitetit të tyre, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Kjo është arsyeja pse mjekët thonë se nëse do të filloni një lloj medikamenti, duhet të konsideroni ta shtyni atë deri në të paktën dy javë pasi ta merrni dozën tuaj të dytë të vaksinës.
Ndërsa shumica e barnave me recetë nuk do të ndikojnë në efikasitetin e vaksinës, studimet tregojnë se agjentët imunosupresivë mund të kenë interferime, kështu që ekspertët sugjerojnë që të presin të merrni trajtmin imunosupresivë nëse gjendje e lejon një gjë të tillë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thanë se “vendimet për të vonuar terapinë imunosupresive deri në përfundmin e marrje së vaksinës COVID-19 – duhet të marrin parasysh rreziqet e personit në lidhje me gjendjen e tyre themelore”.
Studimet kanë treguar se përgjigja e antitrupave tek njerëzit me barna imunosupresive nuk është aq e fortë sa në njerëzit që nuk marrin ato barna.
Ndër të tjera disa barna imunosupresive rezultuan në përgjigje veçanërisht më të ulëta të antitrupave.
Sipas studimit, glukokortikoidet rezultuan në një reduktim 10-fish të antitrupave.
Glukokortikoidët janë steroide që përdoren për të trajtuar gjendje të ndryshme, duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë, artritin reumatoid, sëmundjen inflamatore të zorrëve, kolitin ulceroz, gjendjet e lëkurës, alergjitë, astmën, dështimin e zemrës dhe kanceret e caktuara, sipas burimit Healthline.
Studimi gjeti gjithashtu një ulje 36 herë të antitrupave tek njerëzit në terapi të qelizave B, siç është rituximab, i cili trajton limfomën jo-Hodgkin.
“Kjo mund të përkthehet në mbrojtje të zvogëluar, por deri në çfarë mase mbetet e paqartë”, tha autori i studimit Dr. Alfred Kim, profesor i patologjisë dhe imunologjisë. /Gazeta Shneta/