Të thuash që Covid-19 ka krijuar nivele të papara të dhimbjes dhe agonie do të ishte një nënvlerësim epik.
Koronavirusi mund të përkeqësojë shpejt shëndetin e dikujt, duke sjellë një sërë simptomash dhe ndërlikimesh që mund të sjellin shqetësime në trup që nganjëherë zgjasin me javë ose muaj shkruan burimi Best Life, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit në Arizona, i cili u botua në revistën ‘Pain’ më 1 tetor, studiuesit kanë zbuluar se pacientët mund të mos e ndiejnë fillimin e hershëm të Covid-19 falë formës së infeksionit Sars-CoV-2.
Shkencëtarët besojnë se “proteina e pikut” që dalin nga virusi në zonën mikroskopike – bllokojnë receptorët e dhimbjes së trupit dhe i pengojnë ata të prodhojnë sinjalin që krijon ndjesinë e dhimbjes.
“Për mua kishte shumë kuptim që ndoshta arsyeja e përhapjes së pandërprerë të Covid-19 është se në fazat e hershme, ju po ecni shumë mirë sikur gjithcka është në rregull sepse dhimbja juaj është shtypur”, tha autori i studimit Rajesh Khanna, profesor në Departamentin e Farmakologjisë të Kolegjit të Mjekësisë në Universitetin e Arizonës.
“Ju keni virusin, por nuk ndiheni keq sepse dhimbja juaj është zhdukur”.
Ndërsa mund të duket e mbrapshtë që virusi në thelb po mashtron trupin për të mos ditur se është infektuar, studiuesit theksojnë se rezultatet e studimit kanë potencialin të sjellin të mira drejt menaxhimit terapeutik dhe në fushën e vaksinës. /Gazeta Shneta/