Vaksinat Moderna dhe Pfizer kanë qenë shumë efektive në parandalimin e COVID-19.
Në një studim të ri, studiuesit shikuan ndryshimet në efektivitetin midis dy vaksinave, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ata zbuluan se njerëzit që kishin marrë dy doza të vaksinës Moderna kishin më pak gjasa të zhvillonin COVID-19 ose të shtroheshin në spital me këtë sëmundje sesa njerëzit që kishin marrë vaksinën Pfizer.
Të dyja vaksinat Moderna dhe Pfizer COVID-19 janë të llojit të acidit ribonukleik (ARNm) – një lloj teknologjie relativisht e re e vaksinave.
Këto vaksina kundër COVID-19 funksionojnë duke u dhënë qelizave tona udhëzime për të zhvilluar një proteinë SARS-CoV-2. Sistemi ynë imunitar reagon më pas ndaj këtyre proteinave dhe zhvillon mjetet për t’iu përgjigjur çdo infeksioni me virusin në të ardhmen.
Shkencëtarët nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë zbuluar se të dyja vaksinat Moderna dhe Pfizer janë shumë efektive në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19.
Drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle P. Walensky tregon për “akumulimin e provave që vaksinat e ARNm kundër COVID-19 janë efektive dhe duhet të parandalojnë shumicën e infeksioneve”.
Ajo shton se: “Njerëzit e vaksinuar plotësisht që ende marrin COVID-19 ka të ngjarë të kenë sëmundje më të butë, më të shkurtër dhe duket se kanë më pak gjasa të përhapin virusin te të tjerët”.
“Këto përfitime janë një tjetër arsye e rëndësishme për t’u vaksinuar.” /Gazeta Shneta/