Media sociale, kohët e fundit ishin të ndezura me lajmet se shkencëtarët në Qipro pretenduan se kishin gjetur një variant të ri hibrid të SARS-CoV-2.
Ndër të tjera, i ashtuquajturi Deltacron, duket të jetë një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron. Megjithatë, ekspertë të tjerë kanë vënë në dyshim nëse ky është vërtet një variant i ri, duke sugjeruar se gjetja mund të jetë për shkak të kontaminimit gjatë testimit laboratorik, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Më 7 janar, shkencëtarët në Qipro raportuan se kishin zbuluar një variant të ri të SARS-CoV-2. Varianti, i quajtur Deltacron, thuhet se është një hibrid i Delta dhe Omicron.
Shkencëtarët të udhëhequr nga Dr. Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, tha se varianti ka një gjenom të ngjashëm me Delta-në, me karakteristika Omicron. Ekipi deklaroi se Deltacron ishte identifikuar në 25 individë – disa të shtruar në spital dhe disa në komunitet.
Pretendimet për kontaminim laboratorik
Identifikimi i Deltacron çoi në mbulim të gjerë të lajmeve dhe shumë debate në mediat sociale, por ekspertët kanë vënë në pikëpyetje gjetjet.
Dr. Jeffrey Barrett, nga fusha e gjenomikës së COVID-19 në Institutin Wellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar, beson se gjetjet janë për shkak të një gabimi laboratorik.
“Kjo pothuajse me siguri nuk është një rekombinant biologjik i linjës Delta dhe Omicron,” thotë ai. “Mutacionet e dukshme të Omicron janë të vendosura saktësisht dhe ekskluzivisht në një pjesë të sekuencës që kodon gjenin e proteinës gjembore (aminoacidet 51 deri në 143).”
Duke shkruar në Twitter, Dr. Tom Peacock, një virolog në Kolegjin Imperial në Londër në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu hodhi poshtë gjetjet, duke thënë se “sekuencat qipriote ‘Deltakron’ të raportuara nga disa media të mëdha duken të jenë mjaft të qarta kontaminim”.
Në një postim të veçantë në Twitter, ai megjithatë sqaroi se kjo nuk ishte për shkak të praktikës së dobët laboratorike, duke thënë se “ndodh në çdo laborator të ndarjes së sekuencave herë pas here”.
Provat evolucionare duket se mbështesin komentet e tyre. Disa ekspertë kanë deklaruar se nëse Deltacron do të ishte vërtet një variant i ri rekombinant, mostrat do të grumbulloheshin në të njëjtën degë të pemës filogjenetike të SARS-CoV-2.
Gjetjet e mbrojtura
Megjithatë, Dr. Kostrikis mbrojti gjetjet e tij. Ai pohoi se meqenëse shkalla e infeksionit me Deltacron ishte më e lartë në pacientët e shtruar në spital sesa në individët jo-spitalizuar, hipoteza e kontaminimit ishte më pak e mundshme.
Përveç kësaj, mostrat e identifikuara si Deltacron u përpunuan në procedura të shumëfishta sekuencash në më shumë se një vend, duke zvogëluar gjasat e gabimeve laboratorike, vuri në dukje ai.
Ekipi i Qipros që atëherë ka raportuar 52 raste të tjera të Deltacron në Cyprus Mail. Ministri i Shëndetësisë i Qipros, gjithashtu mbrojti gjetjet, duke thënë se kërkimi novator e bëri atë krenar për shkencëtarët e tyre. /Gazeta Shneta/