Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

COVID: Studimi i ri tregon se vaksinat me bazë ARNm janë të sigurta për njerëzit me kancer

Jetë 08/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimi i ri i botuar në muajin shkurt 2022 në Journal of the National Comprehensive Cancer Network (JNCCN), konfirmon se vaksinat më bazë ARNm për COVID-19 janë po aq të sigurta për njerëzit me kancer sa janë për individët pa kancer.

Studiuesit nga ‘Fox Chase Cancer Center’, gjurmuan efektet anësore afatshkurtra nga më shumë se 1753 marrës të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe nuk gjetën reagime shtesë për pacientët që i nënshtroheshin trajtimit aktiv të kancerit (kirurgji, kimioterapi, imunoterapi ose terapi me rrezatim) ose prej atyre që kishin përfunduar trajtimin, shkruan MedicalxPres përcjell Gazeta Shneta.

Rezultatet vijnë nga anketat personale, telefonike dhe të dhëna për njerëzit që morën dy doza të vaksinës ARNm, me një distancë prej tre javësh, midis 16 shkurtit dhe 15 majit 2021.

Një total prej 1,183 njerëz me histori kanceri iu përgjigjën këtyre sondazheve, me 17.8% që i nënshtroheshin trajtimit në atë kohë. Të anketuarit përjetuan dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskujsh, dhimbje kyçesh, ethe, të dridhura, dhimbje koke, të përziera dhe lodhje me ritme të ngjashme me ato të raportuara nga njerëzit pa kancer nga provat klinike origjinale.

Efektet negative për njerëzit që i nënshtrohen imunoterapisë gjithashtu pasqyruan ato në popullatën e përgjithshme.

“Pacientët, familjet dhe kujdestarët e tyre mjekësorë duhet t’i gjejnë këto rezultate absolutisht qetësuese. Ne anketuam pothuajse 2000 pacientë dhe zbuluam se pacientët me kancer nuk janë në rrezik për ndonjë reagim të papritur ndaj vaksinimit në krahasim me njerëzit pa kancer,” tha Dr. Eric M. Horwitz, studiues kryesor dhe kryetar i departamentit të onkologjisë së rrezatimit, në Universitetin Temple.

“Tani kemi të dhënat dhe përvojën klinike nga mijëra e mijëra pacientë me kancer që janë vaksinuar. Ne e dimë se vaksinat ARNm janë të sigurta dhe janë absolutisht mënyra më efektive për të parandaluar shtrimin në spital dhe vdekjen nga COVID-19.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak216 pacientë të hospitalizuar në ShSKUK nga COVID-19, 149 prej tyre me oksigjeno-terapi
Artikulli i rradhës Kombinimi i ri i barnave antivirale del të jetë shumë efektiv kundër SARS-CoV-2, zbulon studimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.