Studiuesit kanë identifikuar një kombinim të fuqishëm antiviralësh për të trajtuar COVID-19.
Kombinimi i barit brekuniar me remdesivir ose molnupiravir – të dyja të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), për përdorim emergjent – pengoi virusin SARS-CoV-2 në qelizat e frymëmarrjes njerëzore dhe te minjtë, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga studiues në Universitetin e Pensilvanisë dhe Universitetit të Maryland, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Gjetjet, të publikuara këtë javë në revistën Nature, sugjerojnë se këto barna janë më të fuqishme kur përdoren në kombinim sesa individualisht.
Megjithëse ato nuk janë testuar ende në provat klinike, kombinimet e barnave të identifikuara në studimin e tyre kanë potencialin të bëhen trajtime shumë premtuese për COVID-19, thotë studiuesja kryesore Dr. Sara Cherry, profesoreshë e patologjisë dhe mjekësisë laboratorike në Penn.

“Identifikimi i kombinimeve të antiviralëve është vërtet i rëndësishëm, jo vetëm sepse kjo mund të rrisë fuqinë e barnave kundër koronavirusit, por kombinimi i barnave gjithashtu zvogëlon rrezikun e rezistencës”, tha Dr. Cherry.
SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, ka infektuar 382 milionë njerëz dhe ka çuar në 5 milionë vdekje në mbarë botën. Mbetet një nevojë urgjente për terapi për trajtimin e COVID-19, e cila është përforcuar nga kërcënimet në zhvillim të varianteve të reja që mund të shmangin vaksinat.
Hapi tjetër do të ishte që këto kombinime të barnave të testohen në provat klinike.
“Me shfaqjen e llojeve të reja të virusit, nevoja për trajtime të reja do të mbetet kritike,” tha Frieman, bashkë-hulumtues kryesor i studimit. “Tani e dimë se ka një sërë kombinimesh të fuqishme barnash që kanë potencialin të ndryshojnë trajektoren e virusit.” /Gazeta Shneta/


