Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çrregullimet gjinekologjike dhe rreziku për sëmundjet e zemrës dhe trurit tek gratë

Femina 13/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inflamacioni kronik, çekuilibrat hormonalë dhe problemet metabolike, si rezistenca ndaj insulinës, mund të rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare tek gratë, sipas një studimi të ri.

Ekspertët shqyrtuan 28 studime që përfshinin mbi 3 milionë gra dhe analizuan çrregullime gjinekologjike si endometrioza, sindroma e vezoreve policistike (PCOS), dhimbjet menstruale dhe ciklet menstruale të çrregullta.

Studimi botuar në revistën “Heart”, tregoi se gratë me të paktën një nga këto gjendje kishin një rrezik 28% më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës ose të tru, veçanërisht tek ato me endometriozë ose PCOS, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Ne vendosëm të hetojmë këtë lidhje sepse sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë, dhe kuptimi i rrezikut tek gratë me këto gjendje është thelbësor për parandalimin shëndetësor,” tha Mathew Leonardi, profesor në Universitetin McMaster, Kanada.

Analiza tregoi se rreziku mund të shfaqet herët në jetë, duke sugjeruar rëndësinë e monitorimit dhe ndërhyrjeve të hershme, por nuk u gjet rritje e vdekshmërisë tek këto paciente.

Ekspertët theksojnë se çrregullimet gjinekologjike jo-malinje mund të kenë ndikim sistemik, duke u lidhur me inflamacionin kronik, çekuilibrat hormonalë dhe çrregullimet metabolike, të cilat shpesh mbivendosen dhe përforcojnë njëri-tjetrin.

Sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke përbërë 43% të vdekjeve tek gratë në BE.

Profesori Leonard këshillon që pacientet të jenë proaktive, duke monitoruar presionin e gjakut, kolesterolin dhe peshën trupore, pa alarm të panevojshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve
Artikulli i rradhës Tendenca në rritje e diagnozave të autizmit tek të rriturit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.