Numri i diagnozave të autizmit po rritet me shpejtësi, veçanërisht te të rriturit. Shenjat përfshijnë vështirësi në komunikimin social, sjellje të përsëritura dhe interes të thelluar në rutina të caktuara.
Studimet tregojnë një rritje të dukshme të diagnozave tek të rriturit. Një studim amerikan i vitit 2022 raportoi një rritje prej 452% të diagnozave tek të rriturit nga 26 deri 34 vjeç nga viti 2011 deri 2022.
Në Mbretërinë e Bashkuar, diagnozat u rritën 787% midis viteve 1998 dhe 2018. Ekspertët sugjerojnë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje të prevalencës, por një njohje dhe raportim më të mirë të çrregullimit, shkruan burimi Health News transmeton Gazeta Shneta.
Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor që zakonisht shfaqet para moshës 3-vjeçare dhe karakterizohet nga vështirësi intelektuale, gjuhësore dhe sociale, ndjekja e rutinave, interesat obsesive dhe vështirësi në komunikimin joverbal.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon kontroll për autizëm që në moshën 18-muajsh.
Rritja e diagnozave tek të rriturit lidhet me vetëdijesimin e neurodiversitetit, shpesh pas diagnostikimit të fëmijëve ose pas informimit në rrjetet sociale.
Shumë të rritur kanë mësuar të fshehin tiparet e autizmit, një fenomen i njohur si “maskim”.
Mbivendosja e simptomave me çrregullime të tjera si ADHD dhe OCD e bën diagnostikimin më kompleks. /Gazeta Shneta/


