Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dajaku nuk ka dalë nga xheneti, mos i rrihni fëmijët tuaj

Jetë 02/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Goditja e bën efektin e kundërt nga ajo që prindërit zakonisht dëshirojnë të arrijnë. Një hulumtim tregon që goditja është e lidhur me rezultatet e njëjta negative si edhe te keqtrajtimi, vetëm në një masë paksa më të vogël, kanë konkluduar autorët e studimit të paradokohshëm, tranmseton Telegrafi.

Kjo ndodh zakonisht kur një prind i nervozuar apo i frustruar godet, shkund ose hedh tutje fëmijën. Dëmtimet nga abuzimi fizik vijnë si pasojë e goditjes me grushte, shkelma, rrahjes, djegies dhe çdo veprim tjetër që shkakton dëmtim tek fëmija.

Goditja me shuplakë shpesh konsiderohet si një veprim që i shërben disiplinimit të fëmijës, por që në fakt është një formë e abuzimit të fëmijës, pavarësisht nëse lë shenja apo jo.

Fëmijët të cilët ndëshkohen nga prindërit, shpesh janë të dëgjueshëm vetëm për momentin, që te prindërit mund të krijon bindjen se dënimi është masë e mirë edukative. Megjithatë, është më se evidente se fëmija në vete akumulon hidhërimin dhe frustracionin.

Kur fëmija gjendet në shkollë apo kur është bashkë me shokët e vet, ai me siguri do të shfrytëzojë mënyrën e shprehjes të cilën e ka mësuar në shtëpi, pra me dhunë.

Fëmija asnjëherë nuk duhet të goditet, madje edhe kërcënimi me shkakton frikë dhe formë të dhunës. Çfarëdo formë e dënimit fizik zvogëlon vetërespektimin e fëmijës!
Sa më shumë të zgjasë abuzimi, aq më serioze do të bëhen dëmtimet tek fëmija dhe akoma më e vështirë do të bëhet eliminimi i sjelljes abuzive.

Fëmija bëhet i tërhequr, u shmanget prindërve, e me këtë dëmtohen marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.

Kur prindërit përderisa i rrahin fëmijët thonë: “Këtë e bëj nga dashuria” apo “Kjo më dhemb më shumë se ty”, fëmija fillon të përziejë dashurinë dhe dhembjen dhe vendos lidhje ndërmjet dashurisë dhe dhunës.
Dajaku nxit zinxhirin e dhunës familjare. Si pasojë e dajakut zhvillohen disponimi armiqësor, tërbimi dhe dëshira për hakmarrje. Ashtu siç rritet fëmija, dajaku duhet të bëhet më i fuqishëm.

Fëmija i dhunuar fizikisht, psikologjikisht, vuan emocionalisht nga kujdesi jo i vazhdueshëm prindëror dhe nga frika e dhunimeve të tjera që mund të pasojnë.
Fëmija i cili përherë i është nënshtruar kërcënimeve fillon të mendojë se është i pavlerë, i padashur dhe i padëshiruar.

Është kjo arsyeja që ata bëhen të ftohtë, të egër dhe shpërthyes të paparashikueshëm. Në disa raste ata janë apatikë, pa dëshira ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre.
Hulumtimet tregojnë se fëmijët të cilët rrihen nga prindërit, shpesh si të rritur rrahin partnerët dhe fëmijët e vet!

Kontrolloni hidhërimin tuaj! Shfrytëzoni fjalë dhe masa në vend të dënimit fizik. Fëmijët tuaj do të mësojnë më shumë dhe më shumë do t’ju respektojnë!

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me një grua pas lindjes cezariane
Artikulli i rradhës Ja si të shpëtoni nga aknet me pak punë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.